Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, nga foltorja e Kuvendit foli për sigurinë e drejtësinë, mes tjerash ai foli edhe për involmimin e tij në politikë, me çka shtoi se është për herë të parë në funksion politik dhe se ka pranuar ta prish komforin nga bota akademike të kalojë në politikë. Por, këtë e ka bërë sipas tij për të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Iseni mes tjerash shtoi që dallon shumë nga funksionarët e BDI-së për shumë arsye.
“Një gjë e di saktë, se jam i pastër si kristali në çdo aspekt, dhe ajo që më dallon nga ju dhe ish funksionarët e juaj është se unë nuk kam qenë i involvuar asnjëherë në asnjë aferë korruptive, as nuk kam dosje kriminale, as nuk kam shpërndarë informacione të klasifikuara për grupe kriminale, as nuk i kam shërbyer çiftit të Mijallkovit i cili sot shëtit me ferrari.
Iseni shtoi tutje për Grubin duke e cilësuar si mi që ikë prej drejtësisë.
“Ndërsa, personi që ikë si miu prej maces, sot është e dhimbshme që gjithë distancoheni prej tij. Mjerim për ju!”, ka përfunduar Iseni.