Iseni: O ju që na grabitët shpresën për një jetë më të mirë, do t’ju vijë fundi, me neve ose pa neve

Shkruan: Astrit Engjell Iseni

Marketing

Kaosi që po mbretëron në këtë vend, pothuaj se në gjitha segmentet shtetërore, janë pikërisht shkaku se ata menaxhohen nga njerëz jo kompetent, të cilët qëllim primar pas marrjes së funksionit kanë vetëm rrëmbimin, gllabërimin, si dhe pasurimin personal, atyre nuk ju intereson apsolutisht diçka në të mirë të shoqërisë. I rrënuan shtyllat kryesore të shtetit: 1. Shëndetsia – tmerr, (O Zot runa shëndetin se s’kemi ku të shërohemi), 2.Gjyqsori i korruptuar në skajshmëri (raste të montuara që kurr nuk u zbardhën), 3.Arsimimi mjerim (mësuesi totalisht i devalvuar, nxënësi nuk ka as kushtet elementare për shkollim, e disave u mohohet edhe e drejta e shkollimit në gjuhën amtare). Edhe 100 apo 1000 argumente se pse ky popull duhet të zgjohet dhe t’i thotë ndal kësaj katrahure, pasi që shkaku i heshtjes jemi në këtë gjendje. Pushtetarët të cilët na i shtuan brengat, na vështirsuan jetën dhe apsolutisht nuk vlerësuan asnjë vlerë në shoqëri do t’ju vijë fundi, me neve ose pa neve. O Zot, mundësona të bëjmë vepra të mira, dhe largona nga e keqja. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02Ee1DPs7xZnbGWG4HNSX1BxyDFDR2PGi7GdJSL9hRiHHNnHNzmogYdhwCezRAaKfLl&id=100005203003797&mibextid=Nif5oz

Marketing