Iseni takim pune me ambasadorin e Shqipërisë në Shkup

Zv/mimistri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni sot ka realizuar takim pune me diplomatin shqiptar, Denion Mejdani.

Marketing

“Sot (07.08.2024) realizova një takim pune me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut SH.T.Denion Mejdani.
Gjatë takimit biseduam për avansimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe operacional ndërkombëtar me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, e shprehur ndër të tjera, nëpërmjet angazhimeve për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërkombëtare si dhe të bashkëpunimit ndërkufitar”, ka shkruar Iseni.

Marketing