Iseni: Të ndalet politizimi i mëtejshëm i këtij incidenti dhe përpjekjet për të fituar pikë politike

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni nëpërmjet një postimi ne Fejsbuk ka dhënë detaje lidhur me incidentin e djeshëm në Shkup.

Marketing

“Për shkak të raportimeve të ndryshme mediatike me qëndrime nga palë të ndryshme lidhur me incidentin në aeroport me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndiej nevojën të sqaroj më tej se deklarata ime e djeshme si zëvendësministër në MPB është transmetuar pjesërisht, pa gjithë kontekstin e saj.
Edhe pse protokollet e sigurisë të përcaktuara nga koncesionari i aeroporteve kërkojnë që të gjithë, përfshirë VIP-at, të kalojnë nëpër kontrolle të standardizuara, është gjithashtu e rëndësishme të merren parasysh protokollet diplomatike dhe rangu i përfaqësuesit shtetëror, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një vizitë zyrtare apo private. Në këtë rast, organet hetuese dhe Prokuroria janë të angazhuara për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të siguruar që të gjitha procedurat janë ndjekur në mënyrë korrekte dhe me respekt për marrëdhëniet diplomatike dhe fqinjësore. Me vullnet të mirë dhe pa qëllime të tendencioze, njoftoj për zbardhjen e shpejtë dhe të drejtë të të gjitha rrethanave nën të cilat ka ndodhur ky incident, i cili fatkeqësisht nuk ndodh për herë të parë, me qëllim që të shmangim përsëritjen e situatave të tilla të padëshiruara në të ardhmen. Apeloj që të ndalet politizimi i mëtejshëm i këtij incidenti dhe përpjekjet për të fituar pikë politike”, ka shkruar Iseni.    https://www.facebook.com/share/p/H5vuLb5djBfFKmiw/?mibextid=oFDknk

Marketing