Iseni: Të thjeshtësohen procedurat për fotovoltaikët

Edhe pse ka kushte optimale për të prodhuar energji diellore, Maqedonia e Veriut nuk shfrytëzon sa duhet potencialin e sja për prodhim të energjisë elektrike, vlerësojnë nga sektori i biznesit.

Marketing

Në kohën kur e gjithë bota po ballafaqohet me krizë energjetike, vendi ynë vazhdon të ketë procedura të shumta dhe të komplikuara byrokratike për të lejuar bizneseve instalimin e paneleve fotovoltaike, ankohen nga OEMVP.

“Ajo që ngel si kritikë e biznesit në vazhdimësi është procedura e stërngarkuar administrative që ka të bëjë me marrjen e lejes së ndërtimit, gjegjësisht të instalimit të foto-voltaikëve, por edhe me sigurimin e kontratave për kompanitë përkatëse për të kyçur këtë rrymë në sistem, gjegjësisht për të treguar apo për të bërë kompensime në të ardhmen dhe këltu ishte problemi kryesor. Kishte një iniciativë nga ministria e ekonomisë për të thjeshtësuar procedurën, mirëpo sërish ngeli me dhjetëra dokumente që duhet një kompani të plotësojë, pëqime dhe një procedurë më afatgjate deri sa të sigurojë instalimin e foto-voltaikëve”, u shpreh drejtori ekzekutiv I OEMVP-së, Drilon Iseni.

Sa i përket mos-interesimit të madh për të investuar në sektorin energjetik, Iseni shprehet se shkak është edhe vendimi që kompanitë që prodhojnë rrymë të mos kenë të drejtë të shesin atë në shtete të tjera.

“Infrastruktura e shtetit nuk lejon që ne tepëricën e enrgjisë elektrike ta shesin në tregjet tjera dhe ky është një prej problemeve. Tani si zgjidhje e përkohshme janë ofruar bateritë për akumulimin e rrymës së prodhuar tepricë, por ne si kemi informata kjo teknologji, ky koncept vazhdon tël mebtet i shtrenjtë”, theksoi Iseni.

Iseni insiston që edhe ligji për përkrahje të investimeve të pësojë ndryshime dhe në të të inkorporohet edhe stimulimi për instalimin e foto-voltaikëve.

Marketing