Iseni: Viti 2020 sfiduese për ekonominë

Viti 2019 ishte solid për ekonominë dhe bizneset. Por edhe gjatë këtij viti bizneset hasën në vështrisësi, vlerëson për TVM 2 Drilon Iseni nga OEMVP.
Zgjedhjet presidenciale, mosdhënia e dates për bisedime me BE-në dhe realizimi i dobët i investimeve kapitale, sipas Isenit, bënë që edhe në këtë vit sektori privat të mos frymojë lirshëm. Edhe këtë vit fokusi kryesor u përqëndrua në çështjet politike.

Marketing

“Për fat të keq edhe viti i kaluar ishte me agjendë politike, mirëpo edhe këtë vit nuk mund të themi që diplomacia e vendit ka qenë e ngadalsuar në aspekt të promovimit të sukseseve të politikës, veçanërisht Marrëveshjes së Prespës, e cila do të rezultonte për fillimin e negociatave me BE-në. Gjithsesi vërehet se administrate si e tillë nuk ka serrvisuar biznesin ashtu siç duhet, dhe kjo është evidente” – tha Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Drilon Iseni.

Ligji për përkrahje financiare këtë vit ka ndihmuar bizneset, por kjo ndihmë nuk është e mjaftueshme për to.
Migrimi i të rinjëve, mungesa e infrastrukturës janë çështjet tjera që kanë tanguar drejtëpërdrejtë bizneset në Maqedoni, vlerëson Iseni.

Iseni: 2020-ta , mbetet sfiduese për ekonominë

Sa i përket vitit të ardhshëm shprehet skeptik për realizimin e rritjes së projektuar ekonomike.

“Viti 2020 do të jetë shumë sfidues për ekonominë për arsye se vetëm kemi të paralajmëruara zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe qeverinë teknike. Për të arritur një rritje të tillë prej 3.8% të BPV-së duhet një realizimin i investimeve kapitale deri në 80%, që realisht kur kemi parasysh faktin se do të kemi qeveri teknike, institucionet do të jenë të paralizuara, nuk mund të arrihet edhe ky përcaktim i qeverisë” – deklaroi Iseni.

Iseni apelon që gjatë vitit të ardhshëm administrata publike të fuksionojë në mënyrë më efikase dhe, të funksionoj shteti I së drejtës dhe të përkrahen kompanitë që eksportojnë produkte.

Sipas tij gjatë vitit 2020 është e nevojshme që akademia të ulet me sektorin e biznesit për të gjetur zgjidhje mbi mungesën e fuqisë puntpore dhe gjërave tjera që tangojnë bizneset.