10:31 | 12 Prill 2021
10:31 | 12 Prill 2021
Wagner Riberio ka folur për prapaskenat e transferimit të Neymar tek Barcelona dhe luftën me Real Madridin.
Wagner Ribeiro, ish agjenti i Neymar Jr, dha një intervistë për “L’Equipe” duke shpjeguar largimin e ish-klientit të tij nga Santos dhe luftën e Barcleonës dhe Realit për nënshkrimin e tij, transmeton lajmi.net.
Riberio tregon për kohën kur klubet gjigante u hodhën në sulm për nënshkrimin e Neymar.
“Kur ishte 13 vjeçar ai shkaktoi sensacion. Ai erdhi në Madrid me babanë e tij dhe Reali ishte i dashuruar në të dhe ishin të gatshëm të paguanin, por Marcelo Teixeira, presidenti i Santosit, më thirri dhe më ofroi 840 mijë dollarë dhe 10 mijë euro në muaj”, tha ai.
“Në atë kohë, Neymar fitonte pak dhe babai i tij mendoi se do ishte më mirë të qëndronte në Brazil”, shtoi ai.
Riberio tregoi edhe ofertën e Chelseat në vitin 2010.
“Ata ofruan shumë para, por Neymar nuk deshi të shkojë”, tha agjenti.
Riberio shpjegoi edhe luftën e Barcelonës dhe Real Madridit për firmën e Neymarit dhe vendimin e tij për tu bashkuar me Barcelonën.
“Fiorentino mendonte se e mori, ai pranoi një ofertë që i bëra unë. Ai ishte i gatshëm të paguante 40 milionë Santosit dhe gjithçka ekstra çka kërkuam. Por, Neymar dëshironte Barçën, Messi dhe Pique e thirrën atë, ndërsa unë dëshiroja që të shkonte në Madrid”, tha Ribeiro.
“Ai ishte afër Realit, Perez mori pjesë ne bisedime, ndërsa Sandro Rossell nuk dëshironte të involvohej në negociata. Ai më la anash dhe nuk më dha asnjë cent për transferimin e tij tek Barcelona”, shtoi ai.
“Neymari zgjodhi Barcelonën për Messin, kjo ishte zgjidhja e tij. Unë e respektoj atë, edhe pse nuk ishte e mirë për mua, kur u prezantua unë u ndjeva i poshtëruar, ata më anashkaluan shkaku i miqësisë time me Perez”, përfundoi Wagner Riberio./Lajmi.net/