Ish ambasadori Misajllovski e krahason Osmanin me Kisinxherin

Këshilli Ministror i OSBE-së ka përfunduar me sukses – takim ky historik i organizatës që gjatë këtij viti u drejtua nga vendi ynë, u shpëtua nga rrënimi, nga vdekja klinike. E shpëtoi ministri Osmani. Ai me mjeshtëri diplomatike, qëndroi krah për krah me Henri Kisinxherin, i cili ndërroi jetë ditë më parë. Suksesi i kirurgut tonë është edhe më i rëndësishëm, për faktin se pacienti- OSBE ishte në koma për një kohë të gjatë.

Marketing

Kështu e ka rrumbullakuar diplomacinë e Bujar Osmanit dhe kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE, ish ambasadori dhe diplomati i karrierës, Gjorgji Misajllovski.

“Kryesimi i një prej organizatave kryesore ndërkombëtare është punë serioze dhe kërkon diplomaci solide”, ka shkruar mes tjerash Misajllovski.