Ish-asistentja padit Vin Diesel për sulm seksual

Një ish-asistente e aktorit të njohur Vin Diesel ka ngritur një padi kundër tij, duke pretenduar se ai e kishte dhunuar atë seksualisht në vitin 2010 dhe se ajo u pushua nga puna vetëm disa orë më vonë.

Marketing

Në padinë e paraqitur në një gjykatë në Los Anxhelos, ish-asistentja Asta Jonasson pretendon se Diesel e sulmoi atë në një dhomë hoteli në Atlanta, ndërsa dyshja po punonin në filmin “Fast Five”.

“Ngacmimi seksual në vendin e punës nuk do të ndalet kurrë, nëse burrat e fuqishëm mbrohen. Shpresojmë që vendimi i saj i guximshëm për të dalë përpara ndihmon në krijimin e ndryshimeve të qëndrueshme dhe fuqizon të mbijetuarat e tjera”, tha avokatja e Jonasson, Claire-Lise Kutlay në një deklaratë me shkrim.

Në padinë e saj, Jonasson pretendon se Diesel kapi me forcë gjoksin e saj dhe e puthi pasi kishte kaluar një natë duke argëtuar disa gra në suitën e tij të hotelit. “Vin Diesel injoroi deklaratat e zonjës Jonasson ndaj sulmeve të tij seksuale”, thuhet në padi.

Në padi thuhej se Jonasson heshti për vite me radhë “nga frika për të folur kundër një prej aktorëve me fitimet më të larta në botë, nga frika se ajo do të përjashtohej nga industria”.

Jonasson është një nga shumë gra që akuzon figurat e njohura të industrisë së filmit për sjellje të pahijshme seksuale që kur lëvizja #MeToo filloi në 2017, si pasojë e akuzave kundër producentit të filmit Harvey Weinstein, i cili tashmë është burgosur.

Marketing