Ish-banorja e Big Brother ‘shpërthen’ keq ndaj Ledionit: E patolerueshme që ai të…

Ish-banorja e Big Brother Albania, Genta Gjalpi, ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj moderatorit Ledion Liço, duke e cilësuar atë si bullizues dhe të njëanshëm në moderimin e tij. Në një video të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Genta ka ngritur disa akuza për sjelljen e Ledionit gjatë Big Brother VIP Albania 4.

Genta shprehet: “Unë kam parë sivjet një Ledion shumë bullizues.

Njëherë në dy javë, për shembull, ai diskuton seksualitetin e Laertit. Dje i dha Gertit të fliste, çfarë mos t’i thoshte Laertit. Pastaj çfarë i intereson nëse Laerti është gay dhe duan ta nxjerrin nga dollapi në moshën 50-vjeçare, kur nuk do tjetri.

ADVERTISING

Pastaj i tha Loredanës “karilindur”, i theksoi shkronjat e para më shumë se shkronjat e tjera. Hiqi këto të dyja që më ka bërë të kem antipati për të. E treta është kur Gjesti i ra Vserlos me vezë. Tani e goditi, mund të mbante një qëndrim tjetër, por tha bëhet maskë në fytyrë ajo veza. Po ta kishte bërë ndonjë tjetër këtë veprim, për shembull, ta kishte goditur Gbani Gjestin me vezë.

Ai pak e preku në hundë dhe vajtuan të gjithë për Gjestin. Në këtë Big kam parë një prezantues komplet i njëanshëm dhe bullizues. Imagjino të vejë t’ia fusë dikush Ledionit me vezë, ta shohim pastaj bëhet maskë apo jo.”

Në përfundim, ajo e krahason Ledionin me moderatoren e mëparshme, Arbana Osmanin, duke thënë se ajo nuk do t’i kishte lejuar kurrë këto gjëra.

“Arbana nuk do i lejonte kurrë këto gjëra. Mbaj mend kur futën Kiaren në formë shakaje te lavamani dhe u bë e madhja”.

Marketing