Ish-gjyqtari i njohur, Roberto Rosetti ka dalë kundër referit hungarez, Octavian Sovre – i cili ia kërkoi nënshkrimin Erling Haalandit në ndeshjen e UEFA Champions League mes Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit.
Gjatë fundit të pjesës së parë, gjyqtari anësor ndali në dhomat e zhveshjes lojtarin e Norvegjisë, Haaland dhe ia mori autografin.
Ish-gjyqtari italian, tani kryeson Komisionin e Arbitrave në UEFA ka dalë kundër veprimit të Octavianos.
“Është e papranueshme. Nuk duhet harruar asnjëherë numrin e kamerave që kemi në UEFA. Është cështje e dinjitetit. Nëse ju doni që të keni respekt si të lojtarëve, pse ata nuk pyesi gjyqtarin për ndonjë fanellë apo autograf? A do ta bëjnë ata të njëjtën gjë për ty?”, ka thënë Rosetti.
Megjithatë Rosetti nuk e dinte se gjyqtari hungarez kishte një qëllim të mirë, që autografin ta shiste dhe t’i mbledhte paratë për bamirësi!.
Kujtojmë që Federata e Futbollit në Hungari ka suspenduar gjyqtarin në fjalë dhe nuk do të gjykoj në ndeshjen e vikendit në ligën hungareze.