Ish-gruaja e Charlie Sheen: Më tradhtoi në çdo hap

Aktorja Denise Richards ka qenë një nga femrat më tërheqëse në skenën publike të viteve nëntëdhjeta.

Marketing

Edhe pse kurrë nuk bëri një karrierë të madhe , Richards mbahet mend si ish-gruaja e aktorit famëkeq Charlie Sheen, me të cilin ishte në martesë për katër vjet.

Në fillim, marrëdhënia e tyre ishte si një përrallë. Pas takimit për herë të parë në vitin 1991, çifti nisi një romancë, por pas martesës në vitin 2002, Denise nisi të dyshojë në besnikërinë e Charlie.

Katër vjet ishin të nevojshme për të kuptuar se çfarë personi ishte në realitet bashkëshorti i saj, pas të cilës erdhi deri te ndarja.

Charlie Sheen ishte i njohur për skandale seksuale, marrje me alkool dhe drogë. Por, as aktori nuk i mbeti Denis borxh, duke e quajtur atë person jo stabil psikik, e cila është e paaftë për punën e saj, derisa talentin e saj për aktrim e quajti qesharak.

Gjatë lidhjes së tyre, çifti pati dy vajza, ndërsa pas divorcit, Denise u njoh me Aaron Phypers, ish-bashkëshortin e aktores Nicollette Sheridan me të cilin u martua vitin e kaluar.

Edhe pse ishte ftuar në dasmë, Charlie nuk erdhi, gjë e cila më së shumti dëshpëroi vajzat e tij, të cilat pavarësisht të kaluarës, vendosën të falin babanë e tyre.