Ish i dashuri i Semit, Bojken Lako, dënohet me tri vjet burgim

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vite burgim, të shndërruar më pas në shërbim prove, kantautorin Bojken Lako, për ndërtim të paligjshëm.

Marketing

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet automatikisht në 2 vite burgim. Gjykata gjithashtu vendosi të pezullojë vendimin për 3 vite, e kusht, duke detyruar këngëtarin të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës, shkruan A2 news.

Çështja ndaj Lakos nisi pas denoncimit të një qytetari në shkurt 2021 se po kryheshin punime pa leje në një godinë në rrugën “Shefqet Musaraj”. Sipas dokumenteve të Gjykatës, Lako u ka thënë punonjësve të policisë se po kryente punime në ambientin pranë NISHARAK-ut, për ta kthyer në studio muzikore dhe për këtë kishte marrë lejet përkatëse.

Por inspektorët e IMT të Bashkisë Tiranë kanë kanë konstatuar se “po bëheshin punime pa dokumentacion në objekt, që konsiston në hapjen e katër dritareve në njërën faqe të objektit, me përmasa 75x140cm dhe 120x140cm, në katin e dytë të ndërtesës. Ndaj subjektit Boiken Lako është mbajtur proces-verbal i konstatimit të kundërvajtjes Nr.3963 dt.17.02.2021, ndërsa me vendimin Nr.3287 dt.26.02.2021 duke e dënuar me gjobë në shumën 50 000 lekë”.

“Në deklarimet e tij Boiken Lako është shprehur se me “lejen” me të cilën ishte pajisur, ka menduar që mund të bënte ndërhyrje, duke hapur edhe dritaret në katin e dytë dhe të mos kishte problem, por shkresa e Njësisë Administrative Nr.7 është bërë nga pronari dhe jo nga Boiken Lako dhe saktësisht është kërkuar që në objekt të kryhen “suvatime të pjesshme, lyerje si dhe riparime elektrike dhe hidraulike” si dhe përmendet se ndërhyrjet e bëra jashtë kësaj kërkese dhe rregullores së Zhvillimit të Territorit e ngarkon subjektin me përgjegjësi ligjore. Siç rezulton nga deklarimet e shtetasit Boiken Lako, proces-verbali për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe tabela fotografike, punimet e kryera nuk janë punime të brendshme, por është ngritur një ndërtim i ri tërësisht e ndryshe nga ajo e mëparshme”, thuhet në vendimin e Gjykatës.