Ish-krerët e UÇK në Hagë, Prokuroria: Në shtator dorëzohet dosja paraprake

Është zhvilluar ditën e sotme në Hagë seanca e rradhës për ish-krerët e UÇK-së, teksa zyra e prokurorit të Specializuar deklaroi se dosjen paraprake kundër tyre do ta dorëzojë në shtator.

Marketing

Kjo gjë është kundërshtuar nga avokatët mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së.

Ndërkaq bëhet me dije se sipas Prokurorisë materialet do të dorëzohen në javën e dytë të shtatorit të këtij viti, duke argumentuar se arsyeja për ndryshimin e afatit kohor është për rikategorizimin e provave.

“Nënkategorizimi i materialeve kërkon kohë”, kështu ka deklaruar prokurorja speciale gjatë seancës në Hagë.

Gjatë fjalës së tij Ben Emmerson, avokati i Kadri Veseli e ka konsideruar mosdorëzimin e dosjeve paraprake si një veprim të qëllimshëm nga Prokuroria

 “Është shumë e rëndësishme që mbrojtja të bëjë përgatitjet e duhura. Ju ftojmë të caktoni një datë të hershme kur duhet të dorëzohet dosja dhe të fillojmë përgatitjet. Nuk ka arsye që prokuroria të refuzojë të japë dosjet. Prokuroria po e bën këtë që të vonojë  dhënien e dosjes paraprake, dhe të na jep neve sa më pak kohë para fillimit të gjykimit”, tha ai.