Përmes një postimi në rrjetet sociale ish kryeministri Sali Berisha citon komisionerin për zgjerim në BE, Johannes Hahn, i cili gjatë një takimi në Shkup dha lajmin se në tetor do të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut , por në asnjë rast nuk përmendi Shqipërinë dhe vetkuptohet nga deklarata e tij se Shqipëria, delja e zezë e Ballkanit, vendi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në historinë e Europës.
Postimi i plotë i ish kryeministrit Sali Berisha:
Lajm i hidhur per hapjen e negociatave!
Shqiperia, delja e zeze e Ballkanit veçohet nga Maqedonia e Veriut!
Miq, ne nje vizite blic ne Shkup Komisioneri Hahn solli lajmin e shumepritur se ne tetor Bashkimi Europian do hape negociatat me Maqedonine e Veriut. Ne konferencen e tij per shtyp me kryeministrin Zaiev, Hahn deklaroi se ai “ishte i sigurte per hapjen ne tetor te negociatave nga Maqedonia e Veriut me BE”.
Por Komisioneri Hahn nuk permendi ne asnje rast Shqiperine dhe vetkuptohet nga deklarata e tij se Shqiperia, delja e zeze e Ballkanit, vendi i narkoshtetit te pare dhe te vetem ne historine e Europes, vendi i vetem ne Europe qe riktheu pas tre dekadash monizmin politik eshte e ndeshkuar nga Edvin Kristaq Mafia dhe nuk ka asnje shans per hapjen e negociatave me BE.
Miq,siç kane faktuar zhvillimet e viteve 2016-2019, gjate te cilave eshte refuzuar ose anulluar kater here nga Keshilli i Ministrave te BE vendimi per çeljen e negociatave pavaresisht nga rekomandimi i Komisionit Europian, me Edvin Kristaq Mafine çelja e negociatave per shqiptaret eshte nje horizont qe behete gjithnje e me i larget dhe me i pakapshem.