Edhe ish-kryeministri socialdemokrat Vllado Buçkovski ka punësuar djalin e tij në ndërmarrjen elektroenergjetike “MEPSO” që është nën ombrellën e shtetit.
Bëhet fjalë për Damjan Buçkovskin, i cili u punësua në konkursin e fundit, ka shkruar gazetari Zoran Bozhinovski, duke shtuar se me këtë punësim është shpërblyer Vllado Buçkovski.
Po ashtu në këtë ndërmarrje është punësuar edhe vajza e nënkryetarit të BDI-së, Nevzat Bejta. Gjatë këtyre muajve kanë shpërthyer skandale të punësimeve familjare masive nga ana e funksionarëve të Qeverisë aktuale.