Ish-kryeministrja e Ukrainës në gjendje të rëndë prej Covid-19

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, ka rezultuar pozitive për Covid-19 dhe është në një gjendje të rëndë me ethe, raporton Reuters.

Marketing

Timoshenko, 59 vjeç, ka shërbyer dy herë si kryeministre para humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010.  Ajo është politikania e parë e një profili të lartë në Ukrainë, që është infektuar Covid-19. Parlamenti ukrainas ka qenë me pushime verore që nga mesi i korrikut.

“Gjendja e saj vlerësohet serioze, temperatura e saj është deri në 39 (Celsius)”, tha zëdhënësi i partisë së saj Atdhe, duke mos pranuar të thoshte nëse Timoshenko ishte shtruar në spital ose të jepte detaje të tjera.

Ukraina ka përjetuar një rritje të lartë të infeksioneve këtë javë, me një total prej 2.328 rastesh të raportuara të shtunën. Numri i përgjithshëm i rasteve në vend është 104,958, prej të cilëve 2,271 kanë humbur jetën.

Timoshenko u bë figurë e njohur si bashkëdrejtuese e Revolucionit Portokalli të Ukrainës në 2004, vit në të cilin pro-perëndimori Viktor Jushçenko u konfirmua si president pasi një gjykatë shpalli rezultatin e zgjedhjeve se ishte manipuluar në favor të kundërshtarit të tij pro-Moskës, Viktor Janukoviç.

Timoshenko shërbeu dy herë si kryeministre nën Jushçenkon para se të dy të binin nga pushteti pas  trazirave politike që pasuan.

Marketing