Ish kryeparlamentari Andov zbulon: Cërvenkovski dhe Fërçkovski dëshironin të largonin Gligorovin nga politika

“Stojan, dje kisha mysafir të papritur, në vilën time erdhën Brako Cërvenkovski, Tito Petkovski, Blagoja Hanxhiski, Fërçkovski dhe Jane Minoski. Ato flisnin qetë sikur të dakordonin me mua të shkojmë në plazh, a në fakt kërkuan nga unë që të jap dorëheqje, nuk i kuptoj këto njerëz Stojan, nëse na largojnë neve nga pushteti e qartë është se si do të bëjnë pushtetin”, kjo është një pjesë e publikimit nga libri “Para atentatit dhe pas tij” që ishin pjesë e librit të publikuar nga ish kryeparlamentari Stojan Andov që janë pjesë e bisedave me ish kryetarin e shtetit Kiro Gligorov.

Marketing

Andov në këtë libër bën publike edhe shumë kujtime e ai zbulon edhe keqkuptimet me ish kryeministrin Branko Cërvenkovski por edhe me ish ministrin e brendshëm Fërçkovski. I thashtë shumë qartë se Kiro ka shpejtuar duke biseduar kështu emrin tim, mendova dhe thash se është mirë mos komplikohet situate me ato njerëz pasiqë krahas Kiros edhe mua duan të më largojnë nga politika. Ato sigurisht ishin vendosur që si grup që kontrollojnë shtetin të largojnë secilin zë që mund të ketë ndikim në opinion.

Andov shkruan edhe për ditën e atentatit ndaj Gligorovit pasiqë vetëm disa minuta që ka ndodhur atentati ai e ka vizituar në spital. Një nga mjekët më dërgoi në sallë ku ishte vendosur në kolicë Gligorov. Ishte komplet i palëvizshëm dhe i thash se jam unë dhe se situata është nën kontrollë.

Pas vizitës tek Gligorov, Andov ashtu si shkruan në libër ka shkuar në kabinetin e tij ku kishte thirur Cërvenkovskin. Ai kishte arritur me ministrin e shëndetësisë Ilija Filipce, ministrin e drejtësisë Vlado Popovski dhe me dy të tjerë e mes tyre nuk ka qenë ministri Fërçkovski.