Ish kryeprokurorja speciale Janeva shqyrtoi provat kundër saj

Katica Janeva përsëri te Villma Ruskoska. Saktësisht në mesditë, ish-shefen e PSP-së nga paraburgimi e sollën në Prokurorinë e Krimit të Organizuar. Atje qëndroi tri orë. Për shkak të rendit shtëpiak në burgun e Shutkës, Janevën sërish e kthyen atje, ndërsa shqyrtimin e provave vazhduan ta bëjnë dy avokatët e saj. Derisa Janeva ishte në Prokurori, i ka parë edhe dëshmitë e kolegëve të saj, Lile Stefanova, Elizabeta Josifovska dhe Burim Rustemi. Por, ashtu sikurse dje, prokuroria nuk lejoi që Janeva dhe avokatët të shohin se çfarë ka deklaruar i dyshuari i dytë, Zoran Milevski Kiçeec.

Marketing

Edhe neve nuk na u dha sot, ndonëse e kërkuam, nuk na u dha. P: Me çfarë arsyetimi? О: Pa arsyetim – tha Irena Fërçkovska, avokate e Katica Janevës.

Në mënyrë plotësuese, javën e ardhshme avokatët do t’i shohin edhe dëshmitë e siguruara me masa të veçanta hetuese.

Mendoj se ende nuk janë të deklasifikuara. Të hënën do të deklasifikohen dhe do të na jepen – shprehet Delo Kadiev, avokat i Katica Janevës.

Edhe Janeva, si edhe Boki 13, këtë javë ishin dy herë në prokurori. Të dy kërkuan që së pari të njihen me provat dhe më pas të tregojnë versionet e tyre të aferës.

Tani për tani, Janeva dhe Boki 13 janë ende në paraburgim në Shutkë. I dyshuari i dytë Zoran Milevski – Kiçeec është në arrest shtëpiak. Hetimi i përfunduar ia mundësoi dy ditë më parë që të zëvendësojë qelinë e burgut me arrest shtëpiak. Kur Kiçeec shkoi për herë të parë në Prokurori, ai mbrohej me heshtje. Edhe atij i është dorëzuar vendimi për hetim të përfunduar. Megjithatë, deklarata e tij mbeti e panjohur për mbrojtjen e Boki 13 dhe Janevën. Për aferën me zhvatjen e parave nga biznesmeni Orce Kamçev, dyshohen Boki 13, Kiçeec dhe Janeva. Ata i kanë marrë më shumë se një milion euro dhe i kanë premtuar se nën ndikimin e ish-shefes së PSP-së do ta ndalin hetimin kundër tij për larje të parave.

Marketing