Ish kryetari i LSDM-se Dibër kalon në BDI

Ish kryetari i LSDM-së, Dibër Nexhat Mimidinoski sont zyrtarisht është bërë pjesë e familjes së madhe të Ali Ahmtit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Këtë lajm e ka dhënë kryetari i BDI-së Dibër, Artin Spahiu i cili thotë se kalime të tjera që besojnë në idenë e Ali Ahmetit pritën të ndodhin edhe ditëve në vijim, përcjell TS.

Marketing

“Për mbi 15 vite udhëtuam bashkë për të drejta e përbashkëta në Maqedoninë e Veriut. Ishte kryetari i LSDM-së gjer në 2018-n që në asnjë moment nuk deshi t’i shkëputet rrugëtimit të përbashkët me BDI-në, qoftë nga opozitari apo pozitari, duke besuar në vlerat dhe të arriturat e BDI-së.

Tani së bashku vazhdojmë nën ombrellën e madhe të BDI, për barazinë e plotë të te gjithëve, për #kryeministrinshqiptar!
Mirë se erdhe në BDI Nexhat Mimidinoski!” ka shkruar Spahiu

Ndryshe sot nga Prespa historike lideri i BDI-së, Ali Ahmeti shpalosi emrin e kryeministrin të parë shqiptar Naser Zyberin ku me 15 korrik një fitore e madhe e radhës.

Marketing