Ish luftëtari i UÇK-së, Bujar Çollaku reagon pas videos së Ali Ahmetit me “Tim Shkupin”: “Janë gjetë esh për eshin”

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Bujar Çollaku, ka reaguar ashpër pas publikimit të videos ku lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, shihet në takim me hoxhën e vetëshpallur dhe kontradiktor, të njohur si “Tim Shkupi”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Çollaku ka shkruar:

“Thonë janë gjetë ‘esh për eshin’.

(Në të majtë) islamofobi kryemadh e truzbrazur përbrenda…

(në të djathtë) i pari që përhapi Markist-Leninizmin në Gadishullin Ilirik – i pari që përçau Jugosllavinë dhe që shiti dhe montoi vrasjen dhe burgosjen nëpëmjet proçeseve të ndryshme të bashkëluftëtarve të mi !!!”

Çollaku ka qenë ndër zërat më kritikë ndaj përpjekjeve për të përfshirë figura fetare të diskutueshme në jetën politike, veçanërisht kur, sipas tij, kjo bëhet për të shpërqendruar opinionin dhe për të fshehur përgjegjësinë për padrejtësitë që u janë bërë ish-bashkëluftëtarëve të tij.

Marketing