Ish-ministri Bushati humb të atin përtej oqeanit: Nuk përshkruhet dhimbja e fëmijës për prindin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, njoftoi përmes një postimi në facebook ndarjen nga jeta të babait të tij.

Marketing

Siç bën me dije Bushati, i ati ka ndërruar jetë në Boston të SHBA-së pas një beteje të vështirë me një sëmudnje të rëndë.

Bushati: Im atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën.E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën. Prehu në paqe i shtrenjti ynë!