Komisioni parlamentar për çështje të rregullores dhe imunitetit sot do të vendos lidhur me kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit Lupço Dimovski, i cili është pjesë e grupit të akuzuar të ish-ministrave, të akuzuar për keqpërdorim të tokës bujqësore shtetërore dhe ndihmës shtetërore në bujqësi. Gjykata penale – njëia për krim dhe korrupsion ka kërkuar masën e paraburgimit edhe për ish-ministrin Dimovski, që është pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE.
Dimovski së bashku me dy ish-ministra dhe një ish-zëvendësministër janë nën hetim për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë ndarjes së ndihmës bujqësore dhe dhënies me qira të tokës bujqësore, me ç‘rast buxheti i shtetit është dëmtuar për 1.4 milionë euro.