Ish-ministri Sali dëshmon në komisionin hetues

Ish ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, para deputetëve të komisionit hetues pranoi se ka pasur dyshime dhe shqetësime për mënyrën se si funksionin Klinika e Onkologjisë. Rritja e borxheve, dobësi në planifikim dhe kontrollit për furnizim me terapitë dhe mungesa e protokolleve mjekësore që përcaktojnë rregullat për përfshirjen e pacientëve në terapi biologjike, kanë qenë disa nga lëshimet që ai ka konstatuar.

Marketing

“Kjo do të thotë se të gjitha institucionet kompetente kanë qenë në dijeni për mungesën e herëpashershme të barërave në Klinikën e Onkologjisë por asnjëherë nuk janë marrë masa efektive. Prandaj i bëra thirrje drejtorit të atëhershëm dr. Nino Vasev, menaxher i Klinikës që të ofrojë një plan të zbatueshëm për tejkalimin e këtyre sfidave por fatkeqësisht kërkesa ime kaloi në heshtje. Pas kësaj nga dr. Nino Vasev kërkova të jepte dorëheqje”, deklaroi Bekim Sali, ish ministër i Shëndetësisë.

Pushteti kërkon nga Sali të dijë që nëse konstatohen shkeljet, a do ta pranojë përgjegjësinë politike por edhe penale.

Sali madje e lidh skandalin në Onkologji, por edhe ndryshimet tjera që bëri me drejtorët e Klinikave, me shkarkimin e tij si ministër.

“A u përballët me pengesa të caktuara nga ana e funksionarëve të qeverisë …..?”, u shpreh Rashela Mizrahi, VMRO-DPMNE.

Pas ish ministrit Sali, në radhë për të dëshmuar para deputetëve në Komisionin hetues është ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, thotë Bekim Sali, ish ministër i Shëndetësisë.

Marketing