Ish-presidenti Bush thirrje për të votuar në referendumin e 30 shtatorit

Ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush përmes një letre drejtuar qytetarëve të Maqedonisë ka bërë thirrje që të votojnë në referendumin e 30 shtatorit, përcjellë INA.

Marketing

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të jenë pjesë e sjelljes së vendimit historik dhe të votojë në referendumin nacional që do të zhvillohet në fund të muajit. Pas një dekade me pengesa, tani keni fuqinë që të shënoni një rrëfim të ri dhe më shpresëdhënës për ju, për fëmijët tuaj, fqinjët e vendit tuaj”, thuhet në letrën e ish-presidentit Bush. Ai ka nënvizuar se me padurim pret ditën kur SHBA-të do ti thonë mirëseardhje në NATO Republikës së Maqedonisë së Veriut, si anëtarja e 30-të.

Sipas tij, marrëveshja e Prespës është një kompromis i fortë dhe korrekt, që e drejton vendin në rrugën për tu bërë pjesë e NATO dhe BE-së, por duke siguruar edhe të ardhme të ndritur. Ai ka përmendur më tej se si president i SHBA-ve ka pasur nderin që në vitin 2001 të mbështesë presidentin Boris Trajkovski, i cili e kishte larguar vendi nga pragu i shpërthimit të një lufte qytetare, duke e drejtuar vendin drejt një shoqërie të definuar me mirëkuptim multietnik dhe shtet të së drejtës.

Komentet

Marketing