Juventus janë mbrapa 12 pikë nga liderët e ligës, Inter dhe nuk janë më në garë për titull, kanë deklaruar vetë lojtarët, transmeton lajmi.net.
‘Zonja e Vjetër’ do të luajë kundër Atalantas të dielën në stadiumin “La Dea” dhe mund të jetë ndeshje vendimtare për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Raffaele Palladino, ish sulmuesi i Juventusit ka thënë se trajneri i Atalantas, Gasperini, është njeriu ideal për stolin e Bianconerit.
“Gasperini ka metodat e veta dhe një personalitet të fortë. Ai e tregon veten e tij gjithmonë kur bashkohet me një klub të ri”, ka thënë Palladino për La Gazzetta dello Sport.
“Unë mendoj se do të ishte trajneri ideal për lojtarët sikurse Federio Chiesa dhe Dejan Kulusevski”, ka thënë ai tutje.
Gasperini kaloi gati dhjetë vjet si trajner në sektorin e të rinjve të Juventusit dhe u emërua trajner i Atalanta në 2016./Lajmi.net/