Ish-ushtarët e UÇK-së porosi Zaevit për Likën: Pastro ti oborrin tënd!

Pastro ti oborrin tënd dhe je i vogël për Likën” është komenti në INA në rrjetet sociale në facebook, lidhur me lajmin “Zaev ka dy fjalë për Likën”, ku kryeministri në një deklaratë për TV21 ka folur për Likën dhe mosprezencën e tij në Qeveri.

Marketing

“Nuk mund që të mos vijë nëpër seanca, prandaj do të na duhet patjetër që shumë shpejt të sjellim një vendim për këtë”, ka thënë Zoran Zaev.

Mirëpo siç mësohet nga koluaret partiake Lika ka pakënaqësi lidhur me zbatimin e prioriteteve për shqiptarët, ndër të cilët ai shprehë pakënaqësi për zvarritjen e ligjit për gjuhën shqipe. Lika deri tani nuk ka shprehur asnjë qëndrim lidhur me zërat e fundit për rikonstruim qeverie, por edhe për përmendjen e emrit të tij gjatë ditëve të fundit.
Një pjesë e mediave tashmë kanë lansuar lajmin se po përgatitet rikonstruimi qeveritar, ku përmenden emra si nga LSDM, ashtu edhe nga BDI. Derisa nga LSDM kanë dhënë sinjale se një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt, nga BDI vetë Ali Ahmeti theksoi mbrëmë se nuk ka diçka të tillë, por do të bisedohet dhe analizohet puna e bërë e kësaj qeverie dhe ministrave nga radhët e tij. “Deri tash nuk ka asgjë, nuk është biseduar. Kjo cështje mund të diskutohet mes partnerëve të koalicionit. Kjo cështje do të jetë pjesë e një analize për të cilën ne si parti e bëjmë se cka është realizuar e cka jo”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se gjerat kryesore kane levizur mirë.

Marketing