Ish-zëvendës kryeministri britanik, John Prescott ndërron jetë në moshën 86 vjeçare

John Prescott, një ish-zëvendëskryeministër britanik në qeverinë laburiste të Tony Blair, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare. Prescott vdiq pas një beteje me Alzheimer, tha familja e tij në një postim në X.

Marketing

Prescott u zgjodh për herë të parë si deputet në vitin 1970 dhe ishte zëvendëskryeministër i qeverisë laburiste nga viti 1997 deri në vitin 2007. Ai mbetet zëvendëskryeministri më jetëgjatë i Britanisë.

Një ish-sindikalist dhe marinar tregtar, Prescott ishte i njohur gjerësisht për angazhimin e tij ndaj drejtësisë sociale dhe mbrojtjes së mjedisit.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe ish kryeministri britanik, Tony Blair.

“Edhe pse ne të gjithë e dinim se fundi po afrohej dhe ishte i pashmangshëm, unë jam i shkatërruar nga vdekja e John. Ai ishte një nga njerëzit më të talentuar që kam takuar ndonjëherë në politikë; një nga më të përkushtuarit dhe më besnikët, dhe padyshim më i pazakontë.“, u shpreh ai, duke e vlerësuar për “arritjet e tij të jashtëzakonshme” dhe përkushtimin e tij ndaj politikës britanike.

Marketing