Ishin fshehur mes bananesh, sekuestrohen 500 kg kokainë në Greqi

Më shumë se 500 kg kokainë është sekuestruar në portin e Pireut në Greqi gjatë kontrollit të 100 kontenierëve me banane. Ngarkesa vinte nga Ekuadori.

Marketing

Mediat greke raportojnë për katër persona të arrestuar deri tani, ndërsa hetimet vazhdojnë dhe janë shtrirë edhe në Selanik dhe qytete të tjera.

Operacioni nisi në fillim të gushtit, kur autoritetet greke kishin informacione për një ngarkesë të madhe në Athinë dhe Selanik.

Marketing