Ishin në Iftar me familje, si ndodhi vrasja në Klinë

Një gjuajtje me armë zjarri në restorant “Guri i Zi”, në Klinë, ka ndodhur sonte rreth orës 21:00.

Marketing

Si pasojë e plagëve, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

IndeksOnline mëson se në këtë rast kanë qenë të përfshirë dy vëllezër, pronarë të një autosalloni.

Burime të sigurta për IndeksOnline kanë konfirmuar se viktima është Fazli Hoxha, 23 vjecar, kurse vëllau i tij, Mahmuti, po trajtohet në spital.

Ndërkohë, IndeksOnline mëson se si ndodhi ngjarja tragjike.

Familja Hoxha ishin duke ngrënë iftar në restorantin “Guri i Zi’ ku në një moment vëllezërit Hoxha u ftuan tek parking i restorantit dhe te dyshuarit kanë gjuajtur në drejtim të tyre me armë zjarri.

Të dyshuarit janë nga fshati Sferkë, mirëpo deri tani nuk ka të arrestuar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Marketing