“Ishin në lidhje, Bujari nuk e pranoi ndarjen”, detaje nga vrasja e shtatzënës në Itali

Një grua shtatzënë u qëllua për vdekje në Itali këtë të martë nga 40-vjeçari Bujar Fandaj nga Kosova.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Trevisos, ku 26-vjeçarja Vanessa Ballan u vra në pragun e shtëpisë.

Marketing

Autor dyshohet të jetë ish-partneri i saj, Bujar Fandaj. Sipas mediave italiane, ai e rrahu të renë dhe e qëlloi të paktën shtatë herë më thikë.

Sulmi ishte i papritur dhe vajza mori plagë të shumta në të gjithë trupin dhe për pasojë nuk mundi të mbijetojë. Trupin e pajetë të viktimës, mbuluar me gjak, e gjeti bashkëshorti i saj.

Ajo që e bën më tragjike vrasjen, që i shtohet listës së dhjetëra grave të vrarë për shkak të femicidit këtë vit në Itali, është se 26-vjeçarja kishte kërkuar disa herë mbrojtje.

Mediat italiane raportojnë se Vanesa dhe Bujari kanë pasur një romancë, që mbaroi një vit më parë. Por shtetasi nga Kosova, që punonte si shofer, nuk e kishte pranuar kurrë ndarjen dhe e përndiqte vazhdimisht aq sa në tetor të vitit të kaluar, e reja e denoncoi për përndjekje.

Dyshohet se 41-vjeçari e kishte kërcënuar me publikimin e disa videove intime në internet dhe me vdekje, teksa e takonte në supermarketin ku ajo punonte si arkëtare në Esselunga në Riese Pio X.

Për vrasjen ka nisur hetimi, ndërkohë që Bujar Fandaj vazhdon të jetë në arrati.