Ishin nisur për piknik, humbin jetën 7 persona nga e njëjta familje (VIDEO)

Një aksident tragjik u ka marrë jetën të shtunën 7 personave të një familjeje, përfshirë 3 fëmijët dhe 1 foshnjë.

Marketing

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Izmir të Turqisë. Sipas agjencisë së lajmeve IHA shoferi i një makine të vogël tregtare me 7 persona në bord, humbi kontrollin duke u përmbysur dhe kaluar në krahun tjetër të rrugës ku u përplas kokë-më-kokë me një tjetër makinë.

Të gjithë 7 personat në makinë, të cilët sipas “Sabah” ishin nga e njëjta familje, humbën jetën. Sipas medias turke, ata ishin nisur për piknik duke shfrytëzuar kohën e mirë në këto ditë të fundit të muajit Prill. Shoferi i makinës tjetër u dërgua me shpejtësi në spital i plagosur.

Rruga, e cila të çon në një prej zonave më të famshme për piknik në Izmirit, u mbyll për trafikun duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike.