ISHP: Kujdes me mjetet piroteknike, festat mund të shndërrohen në fatkeqësi

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) jep rekomandime për një dietë të shëndetshme për pushime dhe për shmangien e kushteve të padëshiruara të shkaktuara nga konsumimi i alkoolit.

Marketing

Në rekomandimet e ISHP-së, theksohen rreziqet e përdorimit të materialeve piroteknike dhe pasojat e rënda negative që mund të ndodhin.

Nga ISHP thonë se nuk duhet të hani gjithçka që ka në tavolina dhe se duhet të hani ngadalë.

“Nuk ka nivel të sigurt të konsumimit të alkoolit. Konsumimi i alkoolit mund të shkaktojë kushte të padëshiruara, dhe alkooli është shumë kalorik. Për personat e moshës 15 deri në 39 vjeç nuk ka përfitime shëndetësore nga pirja e alkoolit, por vetëm rreziqe shëndetësore”, thuhet në rekomandimet e ISHP./

Marketing