ISHP: Rriten rastet e vdekjeve me Kovid 19

Sipas Raportit Javor të ISHP-së, për periudhën 29.03.2021 deri më 04.04.2021, janë bërë 26.142 testime, me rritje prej 5.0% krahasuar me javën paraprake.

Marketing

Në këtë periudhë janë shënuar 7.933 raste të reja pozitive nga 35 qytete me rritje prej 6.9% në krahasim raportin e kaluar.

Pjesa më e madhe e të regjistruarve janë nga Shkupi – 3.534 apo 44.5%, me incidencë javore 572.2 në 100 mijë banorë. Incidenca më e lartë javore është shënuar në Kavadar – 583.3 në 100 mijë banorë.

Gjatë periudhës 29.03 – 04.04.2021, janë shënuar të sëmurë nga të gjitha grupmoshat. Sic transmeton KlanM, më shumë të prekur janë nga grupmosha mbi 60 vjeç – 2.392 apo 30.2%, nga grupmosha 50-59 vjeç – 1.422 apo 17.9%, 30 – 39 vjeç – 1.414 apo 17.8%, 40 – 49 vjeç – 1.313 apo 16.6% dhe 20 – 29 vjeç – 917 apo 11.6%. Më së paku raste shënohen tek fëmijët nga 0 – 9 vjeç – 94 apo 1.2% dhe 10 – 19 vjeç – 381 apo 4.8%.

Si të shëruar evidentohen 4.861 pacientë që kanë qenë të shtruar nëpër spitale apo në mjekim shtëpiak që për 19.8% është më shumë se javën paraprake.

Janë evidentuar 260 raste të vdekjeve në 27 qytete, 27.5% më shumë se java e kaluar. Sipas moshës, sic transmeton KlanM, 215 persona kanë qenë mbi 60 vjeç, 27 të moshës 50 – 59 vjeç, 13 të moshës 40 – 49 vjeç, 4 të moshës 30 – 39 vjeç dhe 1 I moshës 20 – 29 vjeç.

ISHP-ja njofton se më 17.02.2021 në vendin tonë ka filluar vaksinimi kundër COVID-19 dhe sic transmeton KlanM, deri më 04.04.2021 janë vaksinuar 7.009 punonjës shëndetësor me dozën e parë (4.015 me Pfizer/Biontech dhe 2.996 me Sputnik V) kurse me dozën e dytë 4.413 të tjerë (3.805 me Pfizer/Biontech dhe 608 me Sputnik V

Nga 31.03.2021 filoi edhe vaksinimi I popullsisë për personat mbi 77 vjeç dhe deri më 04.04.2021 janë vaksinuar 1.968 persona.

Marketing