ISHP : Ulet numri i vdekjeve, rritet numri i të shëruarve nga Kovid 19

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën prej 4 deri më 10 janar 2021. Gjithsej 13.022 materiale u testuan në laboratorët ku kryhet testimi molekular dhe testimi i antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me një rritje prej 20.8% krahasuar me javën e kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Marketing

“2.471 raste të reja pozitive janë regjistruar nga 34 qytete në vend me një rritje prej 6.1% krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 1,140; 46,1%), dhe incidenca më e lartë javore prej 307.6/100,000 është regjistruar në Berovë. Përqindja e pozitivëve të testuarve në periudhën e përmendur është 19%.

Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 622, 25.2%). Një numër i madh i pacientëve janë të regjistruar në grupmoshat 40-49 (n = 470; 19.0%), 50-59 (n = 455; 18.4%), 30-39 (n = 455; 18,4%) dhe 20-29 (n = 330; 13.4%). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët e moshës 0-9 (n = 39; 1.6%) dhe 10-19 vjeç (n = 100; 4.0%)”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Nga atje theksojnë se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 4.460 persona të shëruar nga coronavirusi, që është 14.8% më shumë krahasuar me javën e kaluar.

Në periudhën raportuese, u raportuan 74 vdekje nga 24 qytete, me rënie 20.4% nga java e kaluar. Për sa i përket moshës, 64 persona ishin mbi 60 vjeç, 7 persona të moshës 50-59 vjeç dhe 3 persona të moshës 40-49 vjeç.