Personat të cilët shkojnë në haxh në vende të rrezikuara nga disa sëmundje infektive, mund të udhëtojnë vetëm të organizuar, në grupe jo më të vogla se 40 persona.
Organizatori është i obliguar dhjetë ditë para udhëtimit të dorëzojë listë të udhëtarëve me të dhënat për vitin e lindjes, vendin dhe adresën ku jeton, numrin e pasaportës dhe numrin e letërnjoftimit, si dhe për çdo grup të sigurojë së paku nga një mjek me pajisje adekuate mjekësore dhe ilaçe.
Licenca e mjekut duhet të dorëzohet deri te Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH).
Këto janë vetëm disa nga kushtet për shkuarje në haxh, që sot i kumtoi Inspektorati.
“Organizatori duhet të dorëzojë edhe raport për udhëtim deri në ISHSSH, ditën e nisjes dhe kthimit, si dhe vendkalime kufitare të shënuara dhe vende nëpër të cilat do të udhëtohet deri në Arabinë Saudite. Personat, sërish të cilët shkojnë në haxh, obligohen të kenë të a.q. librezë të verdhë, si vërtetim se janë vaksinuar kundër meningjitit, në Qendrën kompetente për shëndet publik, dhjetë ditë para nisjes. Gjatë kthimit të tyre, në vendkalimin kufitar për hyrje në Maqedoni nga ana e ISHSSH-së me vendim do të obligohen të paraqiten për kontroll shëndetësor në Qendrën kompetente për shëndet publik”, informon ISHSSH.
Për mosrespektimin e këtyre rekomandimeve, Inspektorati paralajmëron se do të vendosë procedura adekuate ligjore.
“Në Maqedoni pikat e vetme për hyrje dhe dalje janë Aeroporti ndërkombëtar Shkup për udhëtime në tubime masive nëpërmjet rrugës ajrore dhe vendkalimit kufitar Deve Bair, për udhëtime nëpërmjet rrugës tokësore. Përderisa për udhëtime përmes rrugës tokësore ISHSSH nuk informohet në kohë, nuk ka për obligim të sigurojë ekip kujdestar në Deve Bair”, qëndron në kumtesë.