Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të tmerrshëm në vendin e punës.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në orën 11:20 gjatë ditës së sotme në zonën e Varit , konkretisht në rrugën Dodekanisou në Corbi, Greqi.
Mësohet se 54-vjeçari me origjinë nga Shqipëria humbi jetën tragjikisht, duke punuar në një rrugë, duke shtuar fibra optike.
54-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ndodhej në një gropë në tokë dhe makina që shërben për çarjen e betonit, nuk e ka parë, dhe i ka kaluar sipër, duke i prerë kokën.
Vendi i ngjarjes është rrethuar nga Policia greke që në momentin e parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe një zjarrfikëse.
Për shkak të aksidentit janë arrestuar dy drejtuesit e makinerive dhe aktualisht ndodhen në Stacionin e Policisë së zonës për të dhënë deklaratën e parë për ngjarjen tragjike./