Sot në ora 12:30 V.M.(33) ka denoncuar në polici për dhunë që është kryer ndaj saj nga A.V. dhe S.A. që të dy nga fshati Vasillevë, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë.
Sipas policisë, sot rreth orës 11:00 derisa denoncuesja bashkë me disa persona ka vizituar banorët e fshatit Vasillevë në kuadër të fushatës zgjedhore 2021, ka vërejtur se gjatë kohë ka qarkulluar veturë prapa tyre në të cilën kanë qenë dy persona.
“Kur denoncuesja dhe personat të cilët kanë qenë me të kanë hyrë në një oborr të B.I. nga fshati Vasillevë, në oborr kanë hyrë S.A. dhe A.V. dhe kanë filluar të dërgojnë ofendime dhe kërcënime ndaj tyre. Kur denoncuesja ka marrë telefonin që të thërrasë policinë, A.V. e ka sulmuar fizikisht, kurse kur K.P. është përpjekur që ta mbrojë, edhe ai është sulmuar fizikisht nga A.V.”, thuhet në njoftim.