Një gazetar është përballur me një situatë të pakëndshme teksa po raportonte live. Nicolas Krumm po informonte shikuesit për një vjedhje të shtëpisë kur një papagall iu ul mbi shpatulla dhe i mori kufjen që kishte në vesh. Ai shihet duke i bërë me shenjë kameramanit për t’u fokusuar te mysafiri i papritur.
“Sapo më mori kufjen”, tha ai. Ai shpjegoi më pas në studio: “Ne po bënim një transmetim mesdite dhe ndjeva diçka pranë meje dhe kuptova se ishte një papagall. U përpoqa të lajmëroja kameramanin sepse ishte piktoreske dhe mendova se nuk ishte diçka që ndodh çdo ditë.
Ka njerëz që kalojnë vite duke trajnuar papagajtë për t’i bërë ata të qëndrojnë mbi supet e tyre. Papagalli na kishte parë nga kangjellat aty pranë dhe mendoj se kufja ime i kishte tërhequr vëmendjen e saj sepse po e shikonte atë me bisht të syrit para se ta merrte.
Më duhej të vazhdoja të flisja sepse ishim në mes të një transmetimi të drejtpërdrejtë. Pikërisht në momentin kur sigurohem që kameramani e ka parë papagallin, më merr kufjen. Nuk ishte diçka që doja të komentoja në atë moment, sepse kishim të bënim me një temë të ndjeshme që ishte një vjedhje në banesë dhe e konsiderova si gjënë e duhur vazhdimin transmetimit”, tha gazetari kilian.