Ballina Showbiz “Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe…”- Sharon Stone flet për momentin...

“Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe…”- Sharon Stone flet për momentin kur desh humbi jetën dhe habit me deklaratën e saj

Sharon Stone ka folur sërish për të kaluarën e saj, duke u ndalur tek momenti kur për pak desh ndërroi jetë. Aktorja 63-vjeçare ishte e ftuar tek “The Late Show”, ku tregoi për goditjen në tru që pësoi në vitin 2001, raporton revista “People”.

Gjatë intervistës, Stone tha se truri i saj ishte i gjakosur në pjesë të caktuara dhe qëndroi kështu për disa ditë përpara se të shkonte në spital. “Isha pa ndjenja kur arrita atje. Ata më vendosën një aparat për të zbuluar se çfarë po më ndodhte dhe gjatë gjithë kësaj kohe isha pa ndjenja. Pastaj, kur u përmenda, isha në një krevat në një dhomë të qetë urgjence, e cila nuk është kurrë diçka e mirë.

Sepse askush nuk është aty përveç doktorëve, askush nuk vrapon përreth dhe askush nuk bën diçka urgjente. Doktori po më shihte me kaq dhembshuri sa e pyeta ‘A po vdes?’, sepse e kuptova që kjo ishte një situatë shumë e keqe”, tregoi aktorja.

Marketing

Stone shtoi se mjekët e njoftuan që do ta transferonin në një spital neurologjik për shkak të gjakderdhjes në tru. “Sapo u nisëm për tek spitali tjetër, unë u ‘zhduka’. Pashë diçka si një tunel në fund të të cilit kishte dritë. Në fund të tij ishin shumë njerëz me të cilët kam qenë e afërt ose që kanë qenë kujdestarët e mi derisa vdiqën. M’u duk sikur po më tregonin ‘kjo është e mrekullueshme, kjo është okay’ dhe unë mendova ‘do të jem me ju të gjithë atje’,- tha aktorja për atë që kishte përjetuar.

Pas kësaj, Sharon tha se ndjeu një goditje të fortë në kraharor që e bëri të “zgjohej”.

Pavarësisht faktit se jeta e saj ishte “në fije të perit”, Stone e përshkruan këtë si një “eksperiencë shumë të çuditshme dhe shumë të bukur”.

Exit mobile version