Ishte pranë transferimit te Manchester Unitedi, por tani De Ligt-i është pranë kalimit në burg!

Matthijs de Ligt po hetohet nga policia gjermane.

Marketing

Futbollisti i Bayern Munichut është akuzuar se mëngjesin e të mërkurës së kaluar, më 7 gusht, holandezi përplasi një makinë që ndodhej pranë ambienteve të klubit dhe më pas vazhdoi rrugën pa u ndalur .

Një akt që tashmë mund të sjellë pasoja për goditjen e një automjeti dhe arratisjen nga vendi i ngjarjes.

Holandezi ishte me Audi Q8 e-tron kur shkaktoi aksidentin.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me një dënim deri në tre vjet burgim për shkaktim aksidenti dhe ikje nga vendi i ngjarjes.

Kjo situatë vjen në kohën kur lojtari po negocionte me Manchester Unitedin për një kalim të mundshëm në Angli.