Ishulli me vetëm 6 banorë shpallet më i miri në botë

Një ishull pa vetura në Islandë me vetëm 6 banorë të përhershëm është emëruar si më i miri në botë.

Marketing

Ishulli Flatey, i cili gjendet në bregun veri-perëndimor të Islandës dhe është i gjatë vetëm rreth 2 kilometra, ka arritur ta zë vendin e parë në listën e “Big 7 Travel” për 50 ishujt më të mirë të vitit 2020.

Vlerësimi për përzgjedhjen e ishullit më të mirë është bazuar në një kombinim të votave të lexuesve, nga mbulimi i mëhershëm media, por edhe nga përvojat e udhëtimit të vet stafit.

Megjithëse Flatey është mjaft i heshtur në dimër, numri i vizitorëve arrin deri në 9,000 gjatë muajve të verës ku njerëzit shkojnë për të qëndruar në shtëpi verore dhe për ta shijuar numrin e vogël të popullsisë.

Në këtë ishull gjenden më shumë se 35 specie të zogjve, ndërkaq adhuruesit e natyrës mund t’i vëzhgojnë 150 specie të luleve apo bimëve, si dhe balenat të cilat janë vërejtur në breg.

Në ishull gjendet vetëm një hotel – Hoteli “Flatey” – i cili hapet vetëm gjatë tre muajve të verës (qershor-gusht).
Ishulli njihet për bukurinë e vetmuar dhe bibliotekën e cila është e ndërtuar në vitin 1864 dhe është më e vjetra në Islandë.

Marketing