Ismail Memishi, është intelektuali, atdhetari dhe humanisti i madh shqiptar që të bën krenar në mes të Gjermanisë.
Ai ka lindur në Nerashtë të Tetovës, mirëpo gati 40 vite jeton dhe vepron në Leverkusen të Gjermanisë, mirëpo asnjëherë nuk është ndalur që të mbaj gjallë ndër gurbetçarët shqiptar , atdhe-dashurinë, identitetin kombëtar shqiptar si dhe identitetin fetar të besimit islam.
Një njeri me vizion të madh, i palëkundur, por i vendosur që vullnetarisht të ju ndihmoj gurbetçarëve dhe nxënësve shqiptar për tu integruar dhe të profilizohen më lehtë në Leverkusen të Gjermanisë.
z.Memishi, një ekonomist i diplomuar në Gjermani, ka arrit ëndrrën gjermane ta bëj realitet në karrierë, duke arritur pozita të larta në koorporatën BAYER AG, ndërsa aktualisht punon për kompanin gjigande që ka mbi 5000 punëtor, CURRENTA në pozitën e strateg menaxherit.
Është kryetar i Këshillit të xhamive në Leverkusen,aktiv dhe mbështetës në shoqatën Xheladin Zeqiri dhe në xhamin Aksa në Leverkusen,duke bërë organizime të ndryshme në interes të komunitetit shqiptar dhe besimtarëve musliman.
FOTO : Shpallet dy herë qytetar nderi gjatë vitit 2014-të dhe gjatë vitit 2022 për kontributin vullnetar për qytetin e Leverkusenit.
FOTO: Me deputeten dhe ministrin e shëndetësisë të shtetit gjerman.
FOTO: Si kryetar i Bashkësive islame në Leverkusen duke bërë organizime të ndryshme, ku prezent janë profesor eminent, kryetari komunës dhe autoritete të ndryshme religjioze
I kontaktuar nga ALBANIAN.MK, ai pranoi të rrëfen për eksperiencën, sfidat dhe sukseset në Gjermani.
Më poshtë e keni intervistën e plot.
ALBANIAN.MK: z. Ismail n’a njoftoni për fillimet e juaja në shtetin gjerman. Keni mbaruar shkollën fillore dhe studimet, dhe sa i vështir ka qen rrugëtimi për të arritur deri më sot për Ju dhe familjen tuaj?
1.ISMAIL MEMISHI: Unë jam Ismail Memishi, i lindur në fshatin Nerasht të Tetovës dhe i rritur deri në moshën 12 vjeçare në vendlindjen time.Babai im, si shumica e shqiptarëve ka emigruar në mërgim në vitet e 70-ta, me një qëllim afatshkurtë, sa për të ndryshuar disa kushte ekonomike dhe me shpres që të rikthehet në vendlindje. Në fillim të vitit 1985,babai im më rrëfente se si kishte tentuar që të kthehet në vendlindje, që të siguroj një vend pune në Tetovë, por përpjekja e tij për fat të keq kishte dështuar,për shkak të diskriminimit të lartë në atë kohë ndaj shqiptarëve,dhe opcioni i vetëm kishte mbetur për të vazhduar gurbetin.
Ende i kam të freskëta kujtimet,kur në janar të vitit 1987 ju bashkangjitëm babait për të shkuar dhe për të jetuar në Leverkusen të Gjermanisë.
Ne si fëmij asaj kohe,nuk kemi pasur vështirësi në aspektin e jetës ekonomike, por vërshtirsi e vetme ishte vetmia, sepse n’a mungonin familjarët,shoqëria, rrethi dhe n’a mungonte ajo rutina e përditshme e fëmijërisë në lagje, ku loznim me shokë dhe argëtoheshim me lojra të ndryshme.
Ndërsa në Gjermani, n’a mungonin të gjithë dhe ishte një fillim nga e para për gjithçka.
Teknologjia në atë kohë, nuk ishte në këtë stad të kohës së sotme, atëher kishte vetëm telefon fiks dhe jo çdo kush e kishte në dispozicion, por edhe kush e kishte, ishte me një çmim tepër të lartë, ndërsa një letër që dërgohej me post për të arritur në adresën e duhur, zgjate me javë e deri në një muaj. Por me kohë adaptohesh me jetën e re, sidomos kur je fëmijë.
Dua të përmendi këtu, momentet se si u regjistrova në shkollë, këtu në Gjermani.
Në atë kohë,këtu neve na njihnin si jugosllav,sepse vinim nga ish shteti i Federatës së Jugosllavisë.
Pas regjistrimit në shkollë, më mori një mësuese dhe shkuam në klas. Më dha shenjë që të ulem, dhe filloi të flas me një djal nga e njëjta klas.
Unë e kuptova se bëhet fjalë për mua,por në kokën time bëhej një lëmsh me shumë pyetje.Si do flas unë me atë, poqese ai ndoshta nuk është shqiptar.Por fati im,ai më doli shqiptar.
Në atë kohë,6 muajt e para në shkollë, për shkak të vështirsive dhe mos njohjes së gjuhës, kisha tolerime në mësime, por unë prioritet e kisha të mësoj gjuhën gjermane.
Mirëpo pas 3 muajve,fillova të jem aktiv nga pak në disa lëndë mësimore,duke vazhduar me këmbëngulësi dhe prioritet kisha mësimin e gjuhës gjermane.
Në lëndën e matematikës, i kisha lën shumë përshtypje mësueses,se si e kisha kuptuar detyrën e spjeguar në dërras të zezë,pa e ditur gjuhën mirë. Mësuesja filloi të më aktivizoj më shumë, edhe pse me të gjitha gabimet gjuhësore që bëja,por ajo më dha një vetëbesim dhe shtytje të fortë,me çka fillova më shpejt të integrohem në klasë dhe në mësimet e lëndëve të tjera.
Pasi mbarova klasën e 10-të,mora kualifikimin për të vazhduar shkollën e mesme.
U regjistrova në gjimnazin ekonomik dhe e mbarova me sukses.
Më kujtohet si sot,se deri në klasën e 10-të,isha njëri ndër nxënësit e dalluar, por mes shkollës fillore dhe gjimnazit kishte një dallim shumë të madh, sidomos në nivelin e njohjes së gjuhës gjermane. Fillimi ishte i vështir, por me vendosshmëri dhe angazhim ia dola që të mbaroj gjimnazin. Ëndërra ime si gjimnazist mu plotësua, ku menjëher u regjistrova në shkollën e lartë ekonomike të biznesit për tregti industriale,ku u diplomova në qershor të vitit 1998-të.
ALBANIAN.MK: Aktualisht jeni i angazhuar në një prej koorporatave të mëdha botërore siç është Bayer AG. A mund të n’a tregoni për pozitën dhe karrierën tuaj në këtë koorporat?
ISMAIL MEMISHI Pasi diplomova në vitin 1998 dhe pasi bëra eksperiencën në dy ndërrmarje, unë me 01.10.2001 fillova me punë në fabrikën e Bayer AG,si asistent në repartin e investimeve,duke marr pozitën asistent menaxher.
Me një punë të palodhshme,arrita të ngritem në karrier,ku brenda një kohe arrita të avancohem në pozitën junior menaxher dhe më vonë senior menaxher dhe sot si një STRATEG menaxher.
Dua të theksoj, se sot jam i angazhuar në kompanin CURRENTA, e cila është kompani e pavarur me rreth 5500 punëtor, ku operon në infrastrukturën e parqeve industriale te ish Bayer AG, e cila doli si rrjedhoj nga reformat e Bayer AG.
CURRENTA nga viti 2018-të e deri sot kooperon si kompani e pavarur.
Currenta operon me gjithë infrastrukturën që ka një ndërrmarje prodhuese, pra bën furnizimin me energji,bën reciklimin dhe furnizimin e ujit si dhe pastrimin e ujrave të zeza si të reparteve të ndryshme me kemikale, poashtu edhe të të gjithë qytetit të Leverkusenit me rrethinë, që jep shërbimin e zjarrfiksit për industri dhe shërbimin e shpejt mjekësor etj.
Përgjegjësia ime në këtë kompani, që nga fillimi dhe funksioni im është menaxhimi i investimit në gjithë makinerin dhe mirëmbajten e saj.
Ndërkoh, kam qen i angazhuar si shtesë nga periudha 2012 deri 2021,edhe atë përgjegjës i gjithë mjeteve automobilistike deri tek makinat e ambulancave dhe zjarrfiksëve.
Nga viti 2022, si shtes jam edhe për disa shërbime, duke përfshir këtu shërbimet teknike TUV të maqinerisë, si dhe për izolimin dhe mbrojtjen nga kerozioni (dryshku).
Numri i automjeteve që i posedon ndërrmarja jonë, është mbi 5000 makina të ndryshme.
ALBANIAN.MK: Sa është i vështir integrimi i shqiptarëve në shtetin gjerman. Ju lutem eksperiencën tuaj ?
ISMAIL MEMISHI: Kur krahasoj tani, kohën time dhe të tashmen, me të vërtet ka shumë dallime. Në atë kohë ishte shumë i vështir integrimi dhe për një avancim duhej të jepje nga vetja dyfishin e më shumë, që të arrish objektivin, sepse atëher cdo gjë bëhej me vështirësi të mëdha.
Edhe prindërit tanë, shumica kishin ardhur në Gjermani nga diskriminimi dhe gjendja ekonomike, me shpresë se do punojn pak kohë dhe do të kthehen në vendlindje, ku do të ofrojn kushte më të mira për të punuar në vendlindje.
Me gjithë ata që kam biseduar, të njëjtin mendim e kanë pasur.
Mërgimtarët e parë shqiptar, të gjithë ishin puntor krahu, që në atë kohë Gjermania menjëher pas luftës kishte nevoj për krah pune, të cilët ishin sjellur në mënyr të organizuar.
Mërgimtarët tanë për këtë arsye, me ato kushte, askush nuk ishte i interesuar që të din më shumë për sistemin shkollor, sepse as që e kishin menduar që një ditë t’i bien fëmijët e tyre në Gjermani. Këtu flas për shumicën dërmuese në përjashtim të ndoshta ndonjë individi.
Por me ardhjen e shumicës të mërgimtarëve në fillim të viteve të 90-ta, të shumë shqiptarëve nga Ballkani, polakëve dhe banor nga ish federata Ruse, qyteti i Leverkusenit hapi një shkollë speciale për të gjithë, që të interesuarit, një vit të mësojn dhe të ken mësim special për ta mësuar gjuhën gjermane.
Vazhdimisht rritej numri i familjeve shqiptare në këtë qytet gjerman,vlen të theksohet se xhamia ishte hapur në vitin 1986, ndërsa në vitin 1988 u themelua shoqata shqiptare.
Xhamia dhe shoqata, kanë dhënë kontribut shumë të madh si në rrafshin kombëtar dhe arsimor, jo vetëm për Kosovën, por ka ndihmuar me organizim për të gjitha viset shqiptare.
Sot ësht më lehtë për emigrantët, sepse cdo ligj që nga viti 2000,e sidomos nga viti 2005,ka avancuar shumë të drejtat e emigrantëve, sa që kur i kujtoj ato kohrat e 90-ta, ka ndryshim me të vërtet shumë të madh.
Shqiptarët, integrohen shumë mirë në Gjermani, sidomos në Leverkusen, tash është edhe gjenerata e tretë që është avancuar edhe në shkollim, ku kemi shumë të rinj e të reja që mbarojn fakultete dhe mastera në shumë drejtime të ndryshme dhe kemi thuajse kuadro në çdo lëmi. Kuadro shqiptar kemi në mjekësi, kemi inxhinjer për elektrik, inxhinjer për makineri, arsimtar, jurista, ekonomista dhe profesione tjera.
ALBANIAN.MK: Kohën e fundit shumë shqiptar nga Ballkani, por edhe nga Maqedonia e Veriut, e kan ëndërr që të punësohen dhe të emigrojn në Gjermani për një perspektiv më të mirë. Cili është vlersimi i juaj ?
ISMAIL MEMISHI: Me dhënien e mundësisë përmes kartës së kaltër evropiane, Gjermania hapi dyert për puntor nga Ballkani Perëndimor, sidomos për profesionist të kualifikuar dhe puntor krahu. Kjo mundësi bëri që në Gjermani të kemi një fluks të madh qytetarësh nga i gjithë Ballkani, sidomos të shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, lugina dhe Maqedonia e Veriut. Për fat të keq, kjo ikje nga vendlindjet e tyre, mesiguri ndodh sepse nuk ka ndryshime me vite në planin ekonomik dhe punësimi në vendlindjet e tyre realizohet shumë vështir. Largimi i qytetarëve nga këto vende, vërteton se në këtë drejtim s’ka gjë, apo sështë bërë aq sa duhet.
Me keqardhje e them,se fluksi i emigrantëve drejt Gjermanisë ende vazhdon, dhe kjo nuk është një prespektiv e mirë për ato vende që përmenda më lartë, dhe për ekonomin e atyre vendeve në planin afatgjatë, kuptohet edhe për familjet, ardhmërin e tyre dhe kulturën.
Në Leverkusen deri ka fundi vitit 2017 kemi qen rreth 6.000 banorë shqiptar,për momentin mund të themi që janë mbi 10.000 banorë shqiptar nga të gjitha trojet, por shumica lirisht mund të them se mbi 70% jemi nga Maqedonia e Veriut.
Statistikë të sakt për numrin e shqiptarëve nuk kemi dhe është vështir të sigurojm,për faktin se nga viti 2000 e këndej fëmijët e lindur me prindër shqiptar, të cilët kanë leje të përhershme dhe punojn,ju ka takuar me automatizëm nënshtetësia gjermane dhe figurojn si gjerman këtu edhe pse kanë të drejtën e dy nënshtetësive, respektivisht të prindërve. Dhe kjo gjenerat fëmijësh përbën numrin prej mbi 90% e të lindurve.
Dua të shtoj se ëndërra e atyre qytetarëve shqiptar që dëshirojn të largohen nga vendlindjet e tyre dhe të vijn në Gjermani,mendoj se duhet fillimisht të bëjn një përllogaritje për gjithë jetën në përgjithësi, e jo vetëm ato ekonomike,por të ken një plan të qartë ku janë për momentin dhe ku duan për X vite të arrijn.
ALBANIAN.MK: Morrëm vesh se një kohë keni qen një aktivist i madh në Leverkusen, për ta ndihmuar komunitetin e besimtarëve musliman shqiptar në Xhamin Al-Aksa. Cilat kan qen rezultatet ?
ISMAIL MEMISHI: A kam qen aktivist i madh, kjo mbetet të vlersohet nga të tjerët. Në xhami jam aktiv që nga fillimet e mia këtu në Leverkusen, pasi babai im ishte aty edhe antar dhe kontakti ishte që nga ditët e para.
Unë kam marr pjesë aktive edhe në mektepin e xhamisë gjatë fundjavëve.Mësuesi im i parë për mësim-besim fetar për të cilën edhe jam krenar, ishte Jakup Asipi nga Kumanova dhe më pas na ka mësuar plot 2 vite, Shaban Memeti nga Shkupi që ishte pasardhësi i molla Jakupit.
Periudha nga viti 1994 – 1998, gjatë kësaj kohe kam qen në kryesi si sekretar dhe ishte një eksperienc e mirë për mua, kam qen aktivist dhe antarë për ndërtimin e xhamisë.
Nga fillimi i vitit 1999 jam pjesë në Këshillin e integrimit në qytetin e Leverkusenit.
Nga viti 1999 deri në vitin 2009 isha shumë i përkushtuar në Komisionin e Qytetit të drejtorisë së fëmijëve dhe rinisë, për të ndihmuar që të avancohen fëmijët duke filluar nga çerdhja deri në fakultet, por jo vetëm të emigrantëve.
Gjithë ky aktivitet është bërë nga pozita si këshilltar,por pa të drejtë vote dhe pa pagesë.
Kam bashkëpunuar me të gjitha partitë politike dhe jam munduar që idet tona të zbatohen për të mirën e fëmijëve.
Cila do qoftë parti që i përqafonte idet tona, dhe i vendoste në praktik, vazhdonte bashkëpunimi me atë parti politike.
Këtu kam bërë shumë punë, sidomos që gjuha shqipe mos të n’a ndalet në shkolla, ku edhe i kemi dy arsimtar që ligjërojn gjuhën shqipe nëpër shkolla si mësim plotësues.
Poashtu, përkushtimi im gjithmon ka qenë që mos kemi probleme dhe ndonjë diskriminim eventual gjatë praktikimit të fesë-religjionit dhe ruajtjes së kulturës shqiptare.
Kemi mundësuar që në Leverkusen të arrihen shumë qëllime, edhe pse ndonjëher JO në hapa të shpejt.
Sh. Kalendari multikulturor( përfshin çdo fest të të gjitha religjioneve-feve dhe kulturave për shkolla dhe instucionet) që mësuesit për festat e bajramit, mos bëjn ndonjë punim apo test, me të vetmin qëllim që fëmijët ta marin të lirë.
Pranimi i edukatorëve me shami në çerdhe dhe arsimtarëve në shkolla është bërë realitet, ku sot mundemi të jemi krenar se jemi nga të parët që i kemi bërë në Gjermani, edhe atë në heshtje,pa bërë publicitet dhe skandale mediale etj.
ALBANIAN.MK: Në Leverkusen kemi shume klube shqiptare, cilat janë ato, si organizohen dhe sa shqiptar përafërsisht nga Maqedonia e Veriu, ka në këtë qytet ?
ISMAIL MEMISHI: Në Leverkusen ekziston një shoqat shqiptare dhe ajo është Shoqata shqiptare „Xheladin Zeqiri“ e cila është themeluar që nga viti 1988 dhe ka pasur aktivitete të shumta deri në vitin 2002.Vlen të përmendet se te kjo shoqatë janë bërë oraganizimet e shkëlqyeshme për të festuar ditën e flamurit shqiptar 28-nëntorin, pastaj ditën e alfabetit shqip dhe aktivitete tjera.
Nuk kanë munguar asnjëher te kjo shoqatë, organizimet për lëvizjen e Kosovës për liri dhe poashtu edhe në të gjitha trevat shqiptare.
Mos të harrojm organizimet për mbështetje financiare për Universitetin e Tetovës.
Mirëpo, pas konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, shumë prind u pensionuan, u kthyen në vendlindje e disa të tjerë u dorrëzuan për të bërë aktivitet në këtë shoqatë. Ndërkoh, partitë shqiptare nuk bën asnjë organizim për shqiptarët e diasporës në Leverkusen,por i lanë në duart e fatit.
Shoqata shqiptare për momentin ka mbetur me një organizim minimal, duke e prezantuar kulturën shqiptare në Leverkusen dhe disa projekte të këtij qyteti.
Nga viti 2008 e deri me sot këto organizime i bëj unë, bashkë me kryetarin e shoqatës dhe disa individ.
ALBANIAN.MK: Kuptova se për her të parë, ju keni qen ideator, që femijët e besimit islam në ditën e parë të fillimit të vitit shkollor, t’a vizitojn xhamin. Mund t ë n’a thoni pak më shumë për këtë?
ISMAIL MEMISHI: Në vitin 2009 unë u propozova në zgjedhje të Kryesisë së xhamisë AKSA në Leverkusen, ku edhe u zgjodha kryetar. Kur pranova propozimin, kisha disa ide dhe plane për organizimin e brendshëm të xhamisë dhe atë të jashtëm.
Nga antarët dhe aktivistët unë pranova të mar këtë përgjegjësi, ku më von kisha mundësi të marr pjesë në mënyr direkte te të gjitha organizimet dhe angazhimet fetare të shqiptarëve,por edhe më gjerë.
Në vitin 2006 veç se ishte themeluar Këshilli i Bashkësive Islame në Leverkusen, ky këshill kishte inicuar po të njëtin vit që të formohet këshilli i religjioneve-feve në qytetin e Leverkusenit.
Me zgjedhjen time në kryesin e xhamisë,u inkuadrova menjëher në Këshillin e bashkësive të xhamive në Leverkusen dhe në këshillin e religjioneve-feve. Në takimet e para pash që në këshillin e xhamive cdo dy vite, rizgjidhet kryeimami dhe kryetari.
Në shtator të vitit 2009, Ne zgjodhëm kryetarin dhe unë u zgjodha si nënkryetar dhe zëdhënës për media,pasi që kisha njohuri dhe isha i involvuar.
Pas rizgjedhjes, Ne filluam me qëllimet e bashkësive të xhamive, ku fillimisht ishte pjesmarrja jonë në Këshillin e religjioneve-feve, pastaj ishim prezent në inciativat e qytetit të Leverkusen për të shënuar festat, përvjetorët dhe projektet e ndryshme.
Me iniciativën time u ulëm dhe u dakorduam për disa ndryshime.
– Marëveshjen e bashkëpunimit e ndryshuam dhe e bëm një Kushtetut të bashkësive.
– Pjesmarja te Këshilli i feve në emër të të gjithëve, të mer pjesë vetëm kryeimami dhe kryetari, dhe jo gjithësecili kryetar xhamie që don të thotë të përfaqësohemi në mënyr unike.
-Në vitin 2010 me propozimin tim,mundësova që fëmijët e klasës së parë të besimit musliman, shkollën ta fillojn me një dua të përbashkët në xhami, duke qenë si shembulli i parë në Gjermani dhe Evropë.
( Kjo ide erdhi sepse vetëm fëmijt tanë fillojn një orë mbrapa me mësim, deri sa ktheheshin nga kisha ata nxënës që ndiqnin meshën në kishë).
Prandaj, javën e parë kur fillon viti shkollor, të dielën e parë të asaj jave, Ne e bëjm lutjen në xhami të të gjithë muslimanëve bashkarisht si Këshill i xhamive të qytetit të Leverkusenit.
Ju bejm një program të shkurtër, dua-lutje dhe më në fund ju japim dhurat nga një libër për fëmijët, ku nëpërmjet ngjyrosjes nxënësit i kuptojn disa rregulla elementare për religjionin në moshën e tyre .
Kur bëm organizimin e parë, kishte shumë emocione dhe nuk mund të harrohen fytyrat e buzëqeshura të fëmijëve dhe prindërve. Reagimet e tyre ishin që kjo traditë të vazhdon. Me këtë rast, çdo vit xhamit ndajn një buxhet për organizimin dhe momentin e këtill, ndërsa emocionet e fëmijëve dhe të prindërve janë të paharueshme, sikurse herën e parë kur ishte organizuar.
Kjo është një nga organizimet e përbashkëta si komunitet musliman në 6 xhamiat e Leverkusenit, ku jemi shumë afër me njëri-tjetrin dhe kemi një harmoni të jashtëzakonshme.
Kemi iftarin e përbashkët si dhe takimet e rinisë për projekte të ndryshme.
Nga viti 2018 jam si kryesues i Këshillit të xhamive në Leverkusen.
Dua të theksoj se realisht ka pasur ide dhe projekte të cilët nuk kam pasur mundësi që ti realizoj gjatë kohës sa isha në kyesin e xhamisë, për shkak të kushteve që ishin, koha dhe disa rretha të tjera.
ALBANIAN.MK: Në jetën private, jeni kryefamiljar i përgjegjshëm, mund të n’a thoni se ku i sheh fëmijet tuaj në të ardhmen, me çfar profesionesh ?
ISMAIL MEMISHI: Vitet ikin shpejt. Siç ju thash edhe më herët, erdha në Gjermani si 12 vjeçar nga Nerashti i Tetovës, dhe kisha vështirësi të mësoj gjuhën gjermane, mirëpo fal mbështetjes së parezervë nga prindërit që n’a motivonin për t’u shkolluar, ia dolëm me sukses duke mbaruar shkollën dhe studimet ekonomike. Babai im gjithmon më këshillonte BIR IM, MBARO SHKOLLËN TË KESH NJË DIPLOM NË XHEP- Këto fjalë, gjithmon më jepnin shpresë drejt suksesit në jetë.
Këta këshilla të arta të babait, mundohem sot që tua përcjell edhe fëmijëve të mi.
Pasi unë isha në Komisionin e drejtorisë komunale, për kërkim të të gjithë fëmijëve në Leverkusen, për t’ju dhënë shancë të barabarta dhe mundësi, është normale si prind t’i mbështes edhe fëmijët e mi në bazë të talentit që e disponojn,që të orientohen profesionalisht për t’u shkolluar.
Fëmijët e mi i kam motivuar me modelin tim personal të vështirsive dhe përparsive, kam investuar te ata në dije dhe edukat,i kam këshilluar që të ken gjithmon aspirata për t’u shkolluar,sepse dija është arma më e fortë në botë.
Vajza e madhe, pasi mbaroi maturën në gjimnazin e përgjithshëm, vazhdoi studimet në Universitetin e Köln – it në NRË Gjermani, në Fakultetin Matematik dhe Histori,ndërsa këtë vit jam krenar që me sukses mbaroi bachelor- in,ndërsa në muajin tetor fillon me magjistraturën,ku shpresoj që t’a kryej me sukses dhe të bëhet së shpejti një profesoresh e matematikës dhe historisë.
Për dallim nga vajza e madhe, djali pas gjimnazit filloi shkollën e lartë për financa-bankier.Studimet i mbaron në fund të këtij viti akademik, dhe poqese i përfundon me sukses provimet, atëher pas një selektimi ka mundësi të punësohet në bankën Sparkasse në Qytetin e Leverkusenit.Kam shpresën se djali im nuk do të ndalet këtu, por do të vazhdoj shkollimin edhe më shumë, sepse në Gjermani ka disa mundësi dhe kombinime që t’i jep punëdhënësi, paralelisht të arsimohesh për të arritur majat e karrierës brenda kompanisë-punëdhënësit.
Pikë të dobët,e kam vajzën e vogël-sugareshën e cila së shpejti do t’a feston ditëlindjen e 14-të.Është nxënëse e shkëlqyeshme e klasës së 8-të,kam bindjen se do të vazhdon rrugën e dy fëmijëve më të mëdhenj që i përmenda më lartë, duke vazhduar me gjimnazin dhe studimet në fakultet.
ALBANIAN.MK: A mendoni që një ditë të ktheheni në Nerashtin e Tetovës ku një fjal popullore thotë se “në vendlindje balta është më e ëmbël se mjalti” ?
ISMAIL MEMISHI:Do filloj nga fundi i thënjes se„ balta është më ëmbël se mjalti“ apo guri pushon në vendin e vet.
Me të vërtet kam ardhur si 12 vjeçar, por lidhjen me familjen,miqt e shokët e vendlindjes,kur si kam shkëputur.
Padyshim se edhe edukata familjare,frymëzimi kombëtar dhe bindjet fetare kanë bërë që lidhjet e mia me vendlidjen të jenë shumë të forta,të cilët vlera i përcjell edhe te fëmijët e mi.
Si çdo kush prej neve mërgimtarëve, investimet e para i kemi për një shtëpi, ku e kemi orientimin dhe lidhjet familjare. Mendojm për investime apo ide për t’u rikthyer në vendlindje.
Por idet janë ide,të cilët për momentin mbeten në sirtarin e ideve,sepse dikur shqiptarët ishin të shtypur dhe jo të avancuar në çdo fushë të jetës.
Për fat të keq, politikat shqiptare anemban trevave, përfshir këtu edhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk ka siguruar me vite infrastruktur ekonomike si në nivel lokal, por as në nivel shtetëror,që të hapin vende pune dhe të rrisin standardin jetësor,që qytetarët shqiptar mos largohen nga vendlindja,e lëre më të rikthehen.
Pra,unë punoj që fëmijët e mi të jenë ata të cilët do të shohin në çdo moment mundësin e parë për t’u rikthyer në Tetovë, edhe pse unë ndonjëher s’do jem.Unë për vetveten po flas, se për momentin nuk shoh shpresë, edhe pse jam ende në moshë të mundësive.
Mungesa e shpresës bazohet nga premtimet e parealizuara me vite nga ana e partive politike në Maqedoni.
Është fakt se kur je në një vend,nuk mund t’i vëreni ndryshimet sepse të bëhet rutin,mirëpo Ne që vijm në vendlindje 1 herë apo 2 herë brenda një viti,e vërejm ndryshimin, por ndryshimi për fat të keq është shumë i vogël dhe në të shumtën e rasteve në drejtim të gabuar. Unë këta vlersime i jap në bazë të analizave të ekonomisë. Shpresoj të jem gabim në vlersim.
ALBANIAN.MK: Mesazhi i juaj drejtuar gjithë shqiptarëve?
ISMAIL MEMISHI:Gjithë shqiptarve ju uroj çdo të mir në jetën e tyre, kudo që janë në botë.
Të investojn tek fëmijët e tyre për të arritur majat e suksesit në shkollim dhe punë,duke kultivuar vlerat e larta kulturore,morale,fetare. Ky është investimi më i madh për gjeneratat e reja duke i vënë në funksion të gjitha profesionet për të siguruar punë dinjitoze,pa iu nënshtruar askujt.
Kam përshtypjen se sot shumica e shqiptarëve në Maqedoni janë nënshtruar për një rrogë,duke e humbur vlerën e tij si njeri,pastaj humbin ardhmërin e fëmijëve dhe perspektivën e gjithë vendit.
T’a kishin bërë të parët tanë këtë që po ndodh sot, s’do të kishim as vatan, as komb, asgjë.
Të vetëdijësohemi, të kuptojm jetën, shtetin dhe gjithë do të bëjm bashkarishtë, e JO të jemi të nënshtruarit.
Le të kemi qëllim dhe rrugët apo metodat le të jenë të ndryshme dhe paralelisht do të arijm bashkë,por jo të ndalim njëri-tjetrin, sepse as ai,as Ne nuk arijmë, por arrin i treti atje,nëse më kuptoni!
Intervistoi : Rexhep Ademi