Ismaili: Nuk ka degradim, Besnik Emini vetëm është avancuar si Gjeneral në Këshilltar shtetërorë

Zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili e ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se nuk ka degradim të shqiptarëve në Armatë.

Ismaili tha se për këtë rast në media kanë qarkulluar shumë dezinformata, duke përfshirë dhe lajmet e fundit për Gjeneralin Besnik Emini.

“Ajo e cila u përhap në media rreth asaj që tha se ka ndodhur në armatë, nuk qëndron. Nuk ka në anjë mënyrë degradim të pjesës ushtarake e sidomos tek shqiptarët. Besnik Emini ka kryer në mënyrën më të mirë të mundshme. Besnikut nuk I është marrë grada si Gjeneral sepse nuk ka gjasa për një veprim të tillë, ai tashmë është edhe Këshilltarë shtetëror i ministrisë së Mbrojtjes, pra më të njejtën gradë si Gjeneral. Pra në hierarki llogaritet si avansim i pozitës së tij”, tha Ismaili.

Ajo shtoi se në 34 vitë shtetësi, RMV-ja ka 3 Gjeneralë shqiptarë.

Ismaili shtoi se çdo gradim në Armatë bëhet në dakordim me NATO-n dhe SHBA-të.

Marketing