Ismet Munishi: Gjilani është shembull për skuadrat në vend dhe rajon

9:03 | 3 Maj 2021

Marketing

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka folur për skuadrën e tij, Gjilanin dhe për ndeshjen ndaj Arbërisë.

Ismet Munishi ka folur për skuadrën e tij, Gjilanin dhe deklaroi se skuadra e tij është shembull për të gjitha skuadrat në vend dhe rajon sa i përket fair play-it.

Munishi ishte i ftuar në emisionin “Ekipi A”, në televizionin “ATV”, transmeton lajmi.net.

“Ne si skuadër jemi shembulli më i mirë në vend dhe ndoshta në rajon. UEFA duhet ta shikojë mundësinë të na lëjojë të luajmë në Evropë, edhe FFK-ja duhet të bëjë një kërkesë të tillë”, tha ai.

“Federata duhet t’ju tregojë UEFA-së, që në ligë ekziston një skuadër të respekton kampionatin, luan çdo ndeshje të mirë”, shtoi ai.

“Shembull ndeshja kundër Arbërisë, ishte e vështirë për ne, po të humbnim këtë takim, të gjithë do të na akuzonin, por në realitet ishte një nga ndeshjet më të mira në këtë edicion”, tha Munishi.

Ai e mbrojti edhe festën e tij në golin e katërt, pasi ai gol mund ta fundosë Arbërinë në ligën e dytë.

“Unë e kam pasion futbollin, nuk di të bëj tjetër punë. Unë i ngushëllova lojtarët e Arbërisë, iu thashë se ata e kanë në dorë vet. Por skuadra e Gjilanit është fituese e këtij sezonit, vetëm për futbollin e bërë”, përfundoi Ismet Munishi./Lajmi.net/

Marketing