Ismet Sylejmani bën për pesë pare Bilall Kasamin për LPK-në dhe UÇK-në

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në një emision në Click Plus të Tv21 ka akuzuar se partia shqiptare në pushtet në Maqedoni, BDI e Ali Ahmetit vjen me ideologjinë e LPK-së dhe se BESA është krijuar pa ideologji dhe nga intelektual të rinj shqiptar në Мaqedoni.

Marketing

1. Cilat janë meritat e LPK-së dhe a duhet të ofendohen në këtë mënyr veprimtarët, ish te burgosurit, luftëtarët shqiptar nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, në rastin konkret nga BESA?

Ismet Sylejmani:

Nder themluesit e medhenj e te lavdishem te Levizjes Popullore te Kosoves – LPK, jane edhe te pavdekshmit, udheheqesit e famshem te Atdheut, emrat e degjuar te bijve me nam, heronjte e kombit Jusuf Gervalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gervalla!

LPK eshte meritore absolute per pergaditjen e nje vargu te pafund faktoresh relevant qe quan ne çlirimin e Kosoves dhe viseve te saja nga Serbia pushtuese!

Ashtu sikur e deklaroi edhe njehere publikisht ne Kumanove udheheqesi i popullit shqiptar dhe i BDI-se Ali Ahmeti, se LPK eshte themeluesja dhe adresa e vetme dhe legjitime, pra eshte NËNA e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, Ushtrise Çlirimtare per Presheve,Medvegje dhe Bujanovc dhe Ushtrise Çlirimtare Kombetare!

LPK eshte mekanizmi me i madh dhe qe me se shumti ka dhene per çlirimin nga zgjedha pushtuese e ish-jugosllavise, por pa perjashtuar edhe kontributin e shumte dhe te gjithanshem të të gjitha shtresave te popullit shqiptare ne Kosove, ne Maqedoni, ne Lugine te Presheves dhe ne Mal te Zi!

Mendoj se nuk eshte mire te kete keso etiketa ofenduese, qofte edhe ne fushta zgjedhjesh, sepse krejt ne fund, nese i thua dikujt origjinen prej nga vjen, nese ia thua se emri i Nenes Tende eshte ky, kjo nuk eshte ofendim, por realitet dhe ia konfirmon edhe nga kampi yt, d.m.th e pranon edhe para anetaresise se subjektit tend politik, se nga vjen Ai ose ajo parti, ne rastin konkret BDI, pra ta thuash te verteten e madhe eshte krejt ok!

Mirepo marre parasysh momentin dhe personalitetin kush deklarohet, padyshim se eshte tendencioze, por del e parendesishme dhe joserioze, sepse udheheqesit dhe anetaret e LPK-se dikur, tash ne drejtim te partive politike kane perballuar me sukses makinerine shtypese dhe propaganden antishqiptare e kriminale te kryekriminelit Millosheviq dhe rregjimit te tij gjakatar serb!

2. Për ideologjinë e LPK-së ranë shumë dëshmor shqiptar, a ka dikush të drejtën morale që të nëpërkëmbë dikush gjakun e dëshmorëve të cilët luftuan kundër gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të pafajshëm?

Ismet Sylejmani:

Ideologjia, teoria dhe praktika e Lëvizjes Popullore të Kosovës- LPK, ishte lufte deri ne fund e me çdo çmim, për çlirimin e Kosovës dhe viseve të saja nga zgjedha pushtuese e ish- Jugosllavisë !

Nuk është asnje zbulim nëse thuhet se partitë e dalura nga lufta kanë për ideologe LPK-në, perkundrazi eshte pranim perpara historise, se pas Luftes se Dyte Boterore e pas tradhetise qe iu be popullit shqiptar nga rregjimi i Titos, LPK ishte e vetmja force qe ka zhvilluar me sukses deri ne fund dhe pa u thyer, luften kunder Serbise dhe pushtimit te saj klasik ne Kosove e vise!

LPK ishte reparti i vetem ilegal kombetar politiko-patriotik i organizuar, ishte pararoja dhe frymëzuesja themelore e popullit shqiptar te Kosoves dhe viseve te saja,pas Shqiperise Nene, ishte flamurtarja e luftës titanike dhe heroike për çlirim nga Serbia pushtuese!

Per ideologjine e LPK-se, qe ishte çlirimi nga pushtuesit serb, kane rene deshmore kryeheronjte e Atdheut, si Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gervalla, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Zija Shemsiu, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Fadil Vata, Ahmet Haxhiu e shume te tjere, askush nuk ka te drejte te neperkembe gjakun e derdhur per liri, çlirim e barazi kombetare dhe njerezore, kjo do te duhej te ishte e denueshme dhe e ndeshkueshme!

Kjo praktike e ketille fyerjesh dhe denigrimesh, ne adrese te subjektit ilegal politiko-patriotik te bijeve me te medhenje te kombit, duhet te mos perseritet me kurre, edhe atehere kur behet nga nje drejtues partie qe mund te kete elektorat sa te nje lagjeje qyteti apo fshati malor, e te mos flasim per me shume!

3. Në LPK ka pasur edhe veprimtar shqiptar nga Maqedonia, a nevojitet që kaq lehtë të nëpërkëmbet historia e lavdishme?

Ismet Sylejmani:

Populli shqiptar ne Maqedoni, luftes per liri e çlirim nga Serbia pushtuese dhe bashkim kombetar, i ka dhene nje varg te pafund personalitetesh!

Ka dhene gjak per lirine e Atdheut te cilin e kane derdhur pa kursim heronjte e kombit Naser Veliu nga Sermova e Gostivarit, Arif Seferi nga Kumanova dhe Beqir Limani nga Kollarja heroike e Kerçoves!

LPK jo vetem ka pasur veprimtare shqiptare nga Maqedonia, por ajo ka pasur edhe drejtues te medhenje e te lavdishem, qe kane drejtuar me shume sukses per shume vite, organizaten me te madhe liridashese e çlirimtare LPK-ne!

Emri i madh dhe i lavdishem, Kryetar shume vjeqar i LPK-se, eshte patrioti e atdhetari i madh i popullit shqiptar Fazli Veliu- Daja, ky burre i devotshem i kombit shqiptare me plot te drejte eshte e mund te quhet Adem Demaci i popullit shqiptar te Maqedonise!

Emri tjeter qe i ka dhene fame dhe nam te madh LPK-se eshte udheheqesi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Ne LPK nga Maqedonia ka pasur edhe shume emra te degjuar e me kontribute te medha,si Musa Xhaferi, Musa Demiri – Haxhi Baba, Xhevat Ademi, Xhemajl Jashari, Bajrush Xhemaili, Shefit Xhaferi e shume, shume te tjere!…

Keta dy atdhetare te medhenj e figura te paperseritshme te kombit, Fazli Veliu dhe Ali Ahmeti jane edhe dy nga pese themeluesit e UÇK-se, qe populli shqiptar ne Maqedoni duhet ti ruaj e ti doje si dy syte e ballit!

KOLLARJA – eshte fshati historik i popullit shqiptar ne Maqedoni, ne te cilin ka zhvilluar punimet e saj me sukses Mbledhja e Konsultative e LPK-se!

Ne kete eveniment te madh e historik te LPK-se, qe ka pasur fatin dhe rendesine historike te mbahej ne fsh. Kollare, jane vene bazat e sektorit te veçante te LPK-se, qe ka qene shkendija e pare e fillimit per te ardhur te themelimi shume i pritur gati nje shekull i UÇK-se!

Nga veprimtaret shqiptar te Maqedonise, anetare me besnik te LPK-se, jane shperndare komunikatat e para te themelimit te UÇK-se!

Nen drejtimin e anetarit te sektorit te veçante te LPK-se, usheheqesit te popullit shqiptare Ali Ahmeti, dhe nga anetari tjeter, absolut konspirativ dhe skajshmerisht i zgjuar e me shkathtesi fantastike i LPK-se, komunikata e pare qe paralajmeronte lindjen e madhe dhe historike te UÇK-se, eshte postuar nga kryeqyteti shpirteror e kombetar i shqiptareve, pra nga Shkupi historik e mitik i kombit tone!

Siç shihet në LPK jo vetem ka pasur edhe veprimtar shqiptar nga Maqedonia, por ata kane dhene kontribut te madh e vendimtare ne zgjidhjen e çeshtjes shqiptare dhe çlirimin perfundimtar nga zgjedha e Serbise pushtuese!

Kapitulli i veprimtareve shiptare nga Maqedonia ne LPK, eshte nje nga kapitujt me te lavdishem!

Kete konstatim me se miri e ilustron pjesmarrja masive e djemve dhe vashava te popullit shqiptar te Maqedonise ne luften heroike te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves dhe lufta titanike qe kane zhvilluar dhe renia heroike ne vijen e zjarrit e heronjeve te kombit Ismet Jashari – Kumanova e Mujdin Aliu, te cilet ishin frymezuesit e qindra dhe mijera luftetareve per lufte deri ne çlirimin nga pushtuesit serb!