ISMET SYLEJMANI:KOMBI PRET FITORE NGA VËLLEZËRIT SHQIPTAR NË MAL TË ZI

Motra dhe vëllezër shqiptar në Mal të Zi!

Marketing

Nga të katër anët e globit me gjithë zemër e me shpirt, ju përgëzojmë për bashkimin e arritur dhe duam të ju shohim fitimtar, kjo është dëshirë edhe e kombit shqiptar!

Bota përparimtare, aletatët dhe miqtë tanë të mëdhenjë me SHBA në ballë, po presin të shohin se pas bashkimit, shqiptarët në Mal të Zi, me 30 Gusht 2020 do të votojnë për përfaqesuesit e tyre në Kuvend!

Vota shqiptare nëpër histori fati e ka dashur të jetë, jo vetëm votë me peshe politike por edhe votë me peshë kombëtare!

Prandaj kombi ka nevojë për votën shqiptare në Mal të Zi!

Vota kombëtare demokratike në kohë paqeje, është njëjtë sikur plumbat dhe bombat në kohë lufte të armatosur çlirimtare, për mbrojtje e përparim kombëtarë, njerezorë, shoqerorë e shteterorë!

Vota është vendimtare në proceset e mirëfillta të demokracisë euroatlantike, ku perfaqësimi adekuat bëhet vlerë dhe krijon mbrojtje të madhe kombëtare politike!

Pas 33 deputeteve shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe listës së bashkuar të deputetëve shqiptar të Luginës
së Preshevës, dëshirojmë që edhe Ju vëllezër shqiptar në Mal të Zi pas bashkimit të arritur, të dilni fitimtar e triumfatorë!

TË DASHUR VOTUES SHQIPTAR DHE SHQIPTARE

Është patriotizëm, është adhedashuri, me dalë me votu te kutia e votimit!

Votimi për pushtet me ndertu shtet, është arma me e fuqishme e njerëzimit!

Te gjithë e përshendesim bashkimin Tuaj të madh politik-kombëtar dhe shpresojmë se votuesit shqiptar do të dalin masivisht dhe pa dallim moshe e gjinie në zgjedhje dhe do të ju jepni votën Juve që do të jeni zeri i Tyre, dhe atje ku vendoset për të ardhmen e popullit dhe për vendin, deputete jenë në nivel të detyrës!

Bashkimi juaj politik-kombëtar, fitorja e popullit shqiptar dhe depuetet fitimtarë, do ta gëzojnë çdo vatër të braktisur shqiptare në trojet e të parëve në truallin stërgjyshor!

Bashkimi i madh politik-kombëtar i Juve politikanëve të vetëdijshëm kombëtar, të 5 partive politike që udhëhiqni, ka gëzuar të gjitha Nenat dhe Baballarët, Motrat dhe Vëllezërit shqiptar në Mal të Zi!

Bashkimi i madh politik-kombëtar dhe dalja të bashkuar si një trup në zgjedhjet parlamentare, nderon çdo pëllëmbë të larë me gjak të tokës heroike të truallit të lashtë shqiptar!

Bashkimi dhe fitorja Juaj do të gëzojë Kryeheroin kombetar Gjergj Kastriotin Skenderbeun, do të gëzojë Heroin e Kombit emblematik e heroik, flamurtarin dhe të papërkulurin, të pavdekshmin Dedë Gjon Lulin!

Bashkimi dhe fitorja Juaj do ta gëzojë Heroin e Kombit Oso Kuka, vetëflijuesin epik të Vraninës legjendare!

Bashkimi dhe fitorja Juaj do ta gëzojë të pamposhturin e të papërkulurin Heroin e Kombit Jakup Ferrin, me koka armiqësh të prerë dhe me plagë të pafund në shtatin e tij gjigand, bëri histori shekujsh!

Bashkimi Juaj politik-kombëtar dhe fitorja Juaj nderon dhe gëzon krahinat e qytetet lavdimëdha të Atdheut, në atë pjesë si Malsinë, Krajën, Anamalin, Plavën e Gusinë, Hotin e Grudën, Ulqinin e Tivarin, Tuzin e Rozhajën etj..

Bashkimi i Juaj politik-kombëtar dhe fitorja Juaj, nderon fiset e mëdha e me ndikim në historinë dhe bëmat e mëdha në nderim të Atdheut e Kombit!

Bashkimi politik-kombëtar dhe fitorja Juaj që e kemi një gjak dhe e flasim një gjuhë me Juve të dashur Motra dhe Vëllezër, gëzon edhe të parët, gjyshërit dhe stërgjyshërit Tuaj në varre, shumë nga ato varre janë rrafshuar me tokën dhe kanë mbetur shkret, sepse për shkak të dhunës dhe terrorit, të jetës së rëndë e të vështirë, janë deryruar të largohen shqiptarët nga aty dhe te shkojnë te punojnë e jetojnë kryesisht ne Amerikë dhe Europë dhe vende të tjera të ndryshme të zhvilluara e demokratike!

Me fitore do të gëzohet edhe Mali i legjendave 1594 m i lartë i Rumisë, sepse ashtu sikur e kanë lartësuar shqiptarët nëpër breza duke bartur e dërguar gurë e duke e bërë gjithnjë edhe më të lartë, edhe Rumia nga gëzimi i fitores do të lartësohet edhe më lartë, sepse sheh fitoren shqiptare poshtë sajë e kudo nëpër Atdheun dhe hapsirën e tokës shqiptare në Mal të Zi!

Krejt në fund fitorja e koalicionit shqiptar, do ta gëzojë Deçiqin Legjendarë të flamurit kombëtar dhe flamuri që e valeviti Dedë Gjon Luli aty i pari, do të valvitet fitimtarë në të gjitha sheshet e fitores dhe të përkrahjes e të mbështetjes kudo nëpër botë, që nga Amerika dhe deri në skajin më të largët të planetit njerzorë!

Firore e suksese Motra dhe Vëllezër!

Gëzimet e fitoreve Tuaja, neve na japin knaqësinë e dashurisë së pafund të vëllaut për vëllaun!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 1 Gusht 2020!