575 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Itali, duke regjistruar kështu një rritje të numrit të viktimave në krahasim me ditën e djeshme.
Raste e reja pozitive sot janë 3493, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga nisja e pandemisë e deri më sot është 172 434.
Në 24 orët e fundit është regjistrtuar një rritje e lartë e numrit të pacientëve të shëruar.
Janë 2563 më shumë se një ditë më parë, duke e çuar numrin e tyre në 42727.
Përmirësohet ndjeshëm numri i pacientëve të shtruar në repartet spitalore. Sot janë 25 786, 1107 pacientë më pak se dje.
Në terapi intesive në 24 orët e fundit janë 124 pacientë më pak dhe numri i përgjithshëm i tyre është 2812.
Në rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1041 raste pozitive e 243 vitkima. Deri më sot numri i tamponeve të kryer në Itali 1 ,244,108./