Itali/ 602 viktima në 24 orë, mbi 160 mijë të infektuar

Është rritur përsëri numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mësohet se në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 602 viktima, duke e çuar në total nurmin e viktimave në 21,067.

Marketing

Ndërsa numri i rasteve pozitive me koronavirus është rritur me 2,972 më shumë se një ditë më parë e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 162,488.

Pacientët e shëruar janë deri më sot 37,130 e 1,695 janë shëruar në 24 orët e fundit.

Në repartet e terapisë intesive vazhdon ulja e numrit të pacientëve. Sot janë 74 pacientë më pak e numri i tyre është ulur në 3,186. Në Itali deri më sot janë kryer 1,073,689 tampone.