Itali/ Kapet drogë në vlerë prej 2 milionë euro, në pranga një shqiptar dhe një italian

Policia italiane e ka bërë të mundur kapjen e një skafi me 152 kilogramë marijuanë e 26 kilogramë hashash.

Marketing

Me këtë rast policia ka arrestuar dy persona mes tyre një shqiptar.

Mediat italiane bëjnë me dije se skafi është kapur në ujërat e bregdetit në komunën Castro në provincën e Leçes, raporton Abc News përcjell Klan Kosova.

Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur sekuestrimi i drogës me vlerë 2 milionë euro.